Aktuale
Biblioteka Kombëtare po konsiderohet thesari i arkitekturës moderniste në Kosovë

Festivali i Arkitekturës në Kosovë po vazhdon me aktivitetet e saj. Pas hapjes zyrtare dhe punëtorisë së parë, hapësirat e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, e kanë zënë fotografi e vizatime të ndryshme që do të paraqisnin ekspozitën mbi ruajtjen e kësaj biblioteke, shumica prej tyre të bëra nga vetë arkitekti Andrija Mutnjakovic.
Në fjalimin e hapjes Bekim Ramku tregoi për aktivitetet e festivalit të cilat do të jenë të hapura për publikun e gjerë. Rreth ekspozitës ai tha se do të mundohen ta mbajnë në vende të ndryshme të Kosovës me fotografitë e bëra nga Andrija Mutnjakovic por edhe me disa vizatime të rivizatuara nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës. Gjithashtu mbi projektin në kuadër të festivalit vjen edhe libri i prodhuar enkas për projektin e Bibliotekës Kombëtare.
Ndërsa, Antonie Willmarin nga Getty Foundation u shpreh mjaft i kënaqur me pjesëmarrjen e tij në këtë projket.
“Më duhet të them se kjo ndërtesë është një thesar i Kosovës dhe Prishtinës, sepse kur e shikon nga jashtë, kur sheh kupolat, sheh një ndërtesë moderniste. Kjo ndërtesë është e mahnitshme dhe jam tejet i kënaqur që jam këtu” ka thënë Willmarin.
Ai, gjithashtu ka përmendur punën e palodhshme të ekipit për projektin e ruajtjes së bibliotekës duke thënë se të gjithë kanë bërë një punë mjaft të shquar për përgatitjen e projektit.
Duke folur për objektin e bibliotekës, drejtori i këtij institucioni, Fazli Gajraku u shpreh se është në rrezik të konsiderueshëm përballë faktorit prishës.
Me anë këtij projekti të përkrahur nga fondacioni prestigjin Getty Fondation dhe realizuar Fondacioni i Arkitekturës së Kosovës nën drejtimin e Bekim Ramku që ka punuar bashkë me një grup të përzgjedhur të arkitektëve, inxhinierëve, ekspertëve të dokumentimit, historianëve të arteve dhe me punëtorët e Bibliotekës Kombëtare e që kanë bërë c’është e mundu për të vëzhguar , ekzaminuar këtë hapësirë të Bibliotekës. Unë kam kuptuar peshën time të përgjegjësisë për këtë projekt shumë më shumë pas një trajnimi dhe prezantimi të këtij plani në Londër ku kam dëgjuar se si flisnin me dije e dashni për projektet e vjetra e flisnin edhe objektin e Bibliotekës Kombëtare si të ishte objekt i vendit të tyre. Ky plan jo vetëm që ka arritur vëmendjen e publikut por edhe ka prioritizuar Bibliotekën Kombëtare të Kosovës të Qeveria e Kosovës, veçanërisht te Ministria e Kulturës jo vetëm për ta filluar procesin e renovimit por edhe atë të konservimit”, tha Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku.
Ai u shpreh se objekti i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” është një nga arritjet më kurorëzuese të arkitekturës moderne të Kosovës që ka ardhur për të plotësuar idealet e lirisë së Kosovës, për kulturën e leximit, edukimit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të shkruar, të shtypur dhe të regjistruar
Me përfundimin e fjalimeve, të pranishmit patën rastin të shohin nga afër fotografitë dhe vizatime e projektit të konservimit, nga ora 15:00 deri në orën 16:00./Ndërtimi.info/
