Aktuale
Kosova në MoMA falë Bibliotekës Kombëtare [foto]

Me projektin e Bibliotekës Kombëtare, Kosova është bërë pjesë e ekspozitës së “Toward a Concrete Utopia” në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në New York, ekspozitë mbi arkitekturën moderne në ish-Jugosllavi.
Pjesë e kësaj ekspozite është edhe udhëheqësi i Fondacionit Kosovar te Arkitekturës Bekim Ramku dhe arkitekt të tjera nga ish-Jugosllavia, derisa shkrimi i përfaqësuesve të Kosovës është bërë nga arkitekti Arbër Sadiku.
Në këtë ekspozitë do të paraqiten edhe plane, skica e vizatime të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës si dhe një model maket i punuar nga studentët e Cooper Union & Museum of Modern Art (MoMa), ku pjesë është edhe shqiptarja Patrisa Pruthi.
Gjithashtu, “Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi 1948-1980′ prezanton për herë të parë punën e jashtëzakonshme të arkitektëve kryesorë të Jugosllavisë socialiste në një audiencë ndërkombëtare, duke theksuar një trup të rëndësishëm arkitektural modernist, kontributet e të menduarit progresiv që rezonojnë edhe sot. Ekspozita eksploron temat e urbanizimit në shkallë të gjerë, teknologjisë në jetën e përditshme, konsumizmit, monumenteve dhe memorializimit, si dhe arritjen globale të arkitekturës jugosllave.
Ekspozita përfshin më shumë se 400 vizatime, modele, fotografi dhe video nga një koleksion arkivash komunalë, koleksionesh familjare dhe muzeve në të gjithë rajonin, si dhe përmban punën e arkitektëve të rëndësishëm, duke përfshirë Bogdan Bogdanoviq, Juraj Neidhardt, Svetlana Kana Radević, Edvard Ravnikar, Vjenceslav Richter dhe Milica Šterić. Nga brendësia skulpturore e Xhamisë së Bardhë në Bosnjën rurale, deri tek rindërtimi i qytetit të Shkupit në bazë të dizajnit Metabolist të Kenzo Tange, si dhe stili unik i ndërtesës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës të dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjaković, ekspozita shqyrton vargun unik të formave dhe mënyrave të prodhimit në arkitekturën Jugosllave dhe karakterin e saj të veçantë, por shumëdimensional.
Muzeu i Artit Modern (MoMA) është një muze arti i vendosur në qendër të Manhattan në Nju Jork. MoMA ka luajtur rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në zhvillimin dhe mbledhjen e artit modernist dhe shpesh është identifikuar si një nga muzetë më të mëdha dhe më me influencë të artit modern në botë.
