Connect with us

Aktuale

BGF & INDEP: “Kosova e Re” çon Kosovën në bankrotim

Published

on

Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) përmes një analize kanë ngritur alarmin për pasojat që do të ketë për ekonominë dhe mjedisin e Kosovës realizimi i projektit ‘Kosova e Re’ dhe kanë bërë thirrje që të ndërpritet marrëveshja me me Contour Global.

sipas kësaj analize Termocentrali “Kosova e Re” çon vendin në bankrotim dhe dyfishon çmimin e energjisë elektrike.

Po botojmë të plotë e analizës së këtyre dy institucioneve.

Infografika e radhës e Balkan Green Foundation (BGF) dhe Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) trajton marrëveshjen për Blerjen e Energjisë (Power purchase Agreement) të kontratës për Termocentralin ‘Kosova e Re’. Marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me Contour Global parasheh që Republika e Kosovës t’i paguajë kompanisë të gjitha shpenzimet, por edhe këstet e kredisë, kamatën, fitimin, si dhe tatimin në fitim për 20 vite.

Termocentrali ‘Kosova e Re’ ka një çmim të garantuar prej 80 €/MWh.

Për të siguruar shitjen e energjisë së prodhuar nga TC ‘Kosova e Re’, Qeveria e Kosovës ka themeluar kompaninë publike – Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës/New Kosovo Electricity Company (NKEC), e cila do të shërbejë si ndërmjetësues në mes të Contour Global dhe pjesës tjetër të tregut të energjisë në Kosovë.

NKEC detyrohet të blejë 100% të kapacitetit prodhues të termocentralit ‘Kosova e Re’ e i cili do të prodhojë 3,370,000 MWh në vit edhe nëse tregu nuk e kërkon. Atë energji NKEC do t’ia shesë KEDS-it apo dikujt tjetër me çmim më të lirë se kostoja, çmim mesatar vendor dhe rajonal, i cili është 50-60 €/MWh.

Me Kosovën e Re, çmimi final për konsumatorë (amvisëri) del të jetë €115/MWh.

Kjo ngase:

Kosova e Re prodhon me çmim prej 80 €/MWh

KOSTT përçon me çmim prej 3 €/MWh

KEDS/KESCO shpërndan me çmim prej 32 €/MWh

80 €/MWh + 3 €/MWh + 32 €/MWh = 115 €/MWh

Ky çmim është afërsisht 50% më i shtrenjtë sesa çmimi aktual prej 60 €/MWh. Qeveria e Kosovës do të detyrohet që artificialisht ta ulë çmimin për t’i mbajtur të kënaqur konsumatorët. Kjo arrihet duke subvencionuar diferencën e çmimit real me atë të çmimit aktual: 115 €/MWh – 60 €/MWh = 55 €/MWh.

Sa do të na kushtojë ky subvencionim në qoftë se TC ‘Kosova e Re’ jetësohet? Kur e shumëzojmë prodhimin vjetor të energjisë nga TC ‘Kosova e Re’ (3,370,000 MWh) me diferencën (55 €/MWh) që duhet ta subvencionojë Qeveria e Kosovës nëpërmjet NKEC-it, del që qytetarët e Kosovës do të duhet të paguajnë €185 milionë në vit apo €3.7 miliardë për 20 vjet. Paratë për subvencionim do të vijnë nga buxheti i Kosovës dhe tarifat e ngritura për energji elektrike, në mënyrë që kompania e re publike NKEC të respektojë këtë kontratë për 20 vjet. Subvencionimi nga buxheti i Kosovës prej €3.7 miliardë për 20 vjet do të thotë më pak investime në infrastrukturë, siguri, zhvillim ekonomik, arsim e shëndetësi.

Ndërmarrja e re e krijuar NKEC do të kryej veprimtari të paligjshme të dëmtimit të konkurrencës, izolimit të tregut dhe shtrenjtimit të çmimit të energjisë për konsumatorët në dobi të investitorit privat. Si e tillë, themelimi i saj përbën shkelje të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe akteve nënligjore që flasin për arsyeshmërinë ekonomike të themelimit të ndërmarrjeve publike.

Me themelimin e ndërmarrjes së re NKEC, Qeveria e Kosovës po krijon shpenzime të qëllimshme dhe të panevojshme të projektit. Qeveria po bënë abuzim të buxhetit dhe me pagat e 5 anëtareve të Bordit të NKEC, i cili u emrua me datën 21.05.2018. Përveç kësaj, ndikimet politike po shpërfaqen haptas edhe në emërimin e kryeshefit ekzekutiv të NKEC. Ekspertët britanikë dhe Qeveria e Kosovës kanë dhënë vlerësime të ndryshme mbi kandidatin më të suksesshëm, çka tregon për një tendencë të hapur për të ndikuar politikisht rezultatin në fund. (Referojuni linkeve për më shumë informata për vlerësimet nga të dyja palët:

1. https://www.kosovoselection.org/outcomes;

http://mzhe-ks.net/repository/docs/Kandidati_i_suksesshem_NKEC_final.pdf).

Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kërkojnë tërheqjen e menjëhershme nga kontrata për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’. Ky projekt do të falimentojë Kosovën ekonomikisht, do të pamundësojë liberalizimin dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike, si dhe paraqet një goditje vendimtare të mjedisit, shëndetit dhe të drejtave të njeriut. Duke ndërprerë këtë projekt të dëmshëm, Kosova ka mundësinë të ndërtojë të ardhme evropiane përmes tranzicionit të energjisë drejt burimeve të ripërtërishme, efiçiencës së energjisë dhe një tregu të integruar e liberal në funksion të përballueshmërisë së çmimeve dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending