Aktuale
Beqaj në Fakultetin Teknik: Do të financojmë projektet inovative të studentëve

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësis Besim Beqaj ka vizituar fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Gjatë vizitës së tij në këtë fakultet ai prezantoi punën e ministrisë dhe projektet në të cilat mund të kontribuoj ministria e Inovacionit, raporton Ekonomia Online. Gjithashtu ministri vizatoi laboratorët e këtij fakulteti dhe u njoftua me punën e studentëve.
“Unë me kënaqësi sot kam ardhur që të bisedojmë për synimet që i ka ministria jonë. Për buxhetin dhe për nismat që i ka ministria. Ministria është ministri e re, na janë dashtë 3 muaj deri sa jemi sistemuar. Ajo me çka ne do të merremi është që do të përgatisim strategji në mënyrë ligjore. Unë shumë shpejt do ta formoj komisionin dhe kam komunikua me mekanizmat ndërkombëtarë siç janë GIZ dhe USAID që të na ndihmojnë rreth projekteve. Ministria është përgjegjëse me krijuar politika në fushën e inovacionit”.
Ai tha që synimi kryesor është themelimi i qendrave ku do të shfaqen ide kreative nga persona e grupe të ndryshme.
“E kemi formuar një këshill kombëtarë për inovacion ku janë të përfshira institucionet shtetërore, shoqëri civile gjithashtu është edhe UP-ja. Synimi jonë është themelimi i qendrave rajonale për inovacion. Mendojmë që Prishtina do të jetë pika themelore. Do të jetë një qendër që do të shërbejë si inkubatorë biznesi. Ministria ka 10 milionë euro në buxhet. Sot në botë kemi një rritje të bizneseve softuerike. Fëmijët të cilët sot janë në shkolla që kur i plotësojnë 18 vjet kanë më punë që sot nuk ekzistojnë hiç Kosova mundet me qenë konkurrente me shumë me rini se sa me resurse natyrore. Ne po pretendojmë që ta përkrahim shpirtin kreativ”, tha ai.
Beqaj më tej tha që do t’i përkrahin financiarisht ndërmarrjet ekzistuese në mënyrë që ta zhvillohet e të jenë konkurrente në treg.
“Start-up janë ato ndërmarrje që nuk munden mu financuar nga sistemi bankar. Ne këto start-up që do të themelohen do t’i përkrahim financiarisht deri sa ato të bëhen te gatshme të dalin në treg. Pjesa e tjetër që lidhet me ndërmarrësin synon që ta nxit shpirtin themelues dhe kreativ të ndërmarrjeve ekzistuese. Ne do ti përkrahim ndërmarrjet”.
“Ne nuk mund të themi që inovacion është zbulimi i diçkaje e re, por është edhe përmirësimi i një diçkaje të vjetër. Ne jemi duke punuar me bashkëpunim ndërkombëtarë. Ne po synojmë që të rinjtë dhe të rejat tona do të jenë fuqia më e madhe. Përveç hapësirave ne kishim mujt me bo marrëveshjet mi përdor bashkërisht këto laboratorë”.
Dekani Ahmet Shala tha se brenda objektit të Fakultetit Teknik, janë përcaktuar hapësirat ku do të krijohet pjesa inovative.
“E kemi diskutuar çështjen e mundësisë së kyçjes në qendrën inovative në Prishtinë. Në analizat qe i kemi bërë, jemi afër të përcaktimit të hapësirave për krijimin e qendrës inovative. Ne i kemi identifikua 1000 metra katror por nuk kemi mundësi materiale që ta kompletojmë. Që të gjitha ato që i posedon qendra i inovacionit i posedon edhe fakulteti”, tha ai.
Shefi i departamentit të Mekatronikës Arbnor Pajaziti tha se Mekatronika është fushë e re mirëpo që i kontribuon fushës së inovacionit, raporton EO.
“Kjo fushë është e re për ne, por kemi arritur te sigurojmë një laborator në të cilin po zhvillohen projekte inovative. Atë pjesë teorike që po e zhvillojmë me studentet po kanë mundësi që ti shfaqin idetë e veta. Asnjë student nuk mund të kaloj pa projekte konkrete”, tha ai.
