Featured
BEI krediton 80 milionë euro për ndërtimin e 30km të rrugës Kijevë-Zahaq

Banka Europiane e Investimeve (EIB) ka thënë të martën se do të sigurojë një hua deri në 80 milionë euro (93.3 milionë dollarë) për të bashkë-financuar ndërtimin e një autostrade 30 kilometërshe në Kosovë.
“Ky projekt është pjesë e Rrugës 6b të Observatorit të Transportit të Evropës Juglindore (SEETO), që lidh kryeqytetin e Kosovës Prishtinën me kufirin e Malit të Zi”, tha EIB në një deklaratë, pas nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë midis nënkryetarit të EIB-së Dario Scannapieco dhe ministrit të financave të Kosovës, Bedri Hamza në Luksemburg.
“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur të nënshkruajmë kredinë tonë më të madhe deri më sot me Kosovën. Investimi do të ketë ndikim të rëndësishëm në rritjen ekonomike të Kosovës dhe do të rrisë më tej integrimin e saj me pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke e sjellë atë më afër Evropës “, tha Scannapieco.
Ndërkohë, ministria e infrastrukturës së Kosovës po kërkon një konsulent për të ndërmarrë një financim rrugor dhe studim institucional lidhur me ndërtimin e pjesës së autostradës që lidh fshatin Kijevë, pranë kryeqytetit të Prishtinës, me qytetin e Pejës, afër kufirit me Malin e Zi, tha Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim javën e kaluar.
Caktimi me një kosto prej 100 mijë eurosh, pritet të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2018 dhe ka një kohëzgjatje të përgjithshme prej 24 muajsh.
BERZH ka dhënë një kredi deri në 71 milionë euro për Kosovën për të bashkë-financuar projektin.
Ndërtimi i autostradës do të financohet gjithashtu nga një grant prej 3.2 milionë euro nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) për përgatitjen e projektit.
