Connect with us

Arkitekturë

Baumann: Jam e dëshpëruar me maksimizimin e ndërtimeve në Kosovë dhe “përpirjen” e gjelbërimit

Published

on

Bashkëveprimi ekologjik në mes të njerëzve dhe natyrës, në hapësira dinamike të qyteteve të Kosovës po mbahet për një fije të hollë peri. Kështu ka vlerësuar arkitketkja franceze e hapësirave të gjelbra, Celine Baumann.

Intervistoi: Arta Desku

Në një intervistë për Ndërtimi.info, ajo ka folur rreth arkitekturës së krijuar viteve të fundit, përdorimit të hapësirave publike dhe prezencës së arkitekturës së peisazhit në Kosovë, teksa po qëndronte në Festivalin Kosovar të Arkitekturës.

Arkitektja Baumann konsideron se viteve të fundit në Kosovë është bërë maksimizim i ndërtimeve, duke i “përpirë” kështu hapësirat e gjelbra.

Ndonëse Kosovën e ka cilësuar një vend shumë atraktiv, e dëshpruar është ndjerë me ndërtimet e fundit dhe mungesën e hapësirave publike.

“Isha pak e dëshpëruar për zhvillimet e reja sepse më duket se e makzimizojnë ndërtimin dhe unë si arkitekte e peisazhit e jam shumë e shqetësuar për hapësirat publike. Në workshopin që e kemi pasur me studentët, gjatë Festivalit të Arkitekturës, në Kosovë, kemi shikuar se si mund ta bëjmë hapësirën publike më të gjelbëruar”, ka deklaruar ajo.

E një përfaqësim më të denjë krahasur me ndërtimet e fundit, po na bëjnë objektet që i përkasin periudhës së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Baumann ëshë impresionuar nga planifikimi i objeketeve dhe hapësirave të gjelbëruara gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë.

“Është shumë diverse arkitektura në Kosovë. Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është të ardhurit këtu dhe të parit lagjet e vjetra, siç është bulevardi ‘Nënë Tereza’. Janë hapësira të hapura shumë të bukura ato që po na rrethojnë dhe më pëlqejnë shumë ndërtesat e kohës së Jugosllavisë, ka shumë gjelbërim rreth tyre”, u shpreh ajo.

Objekti më ikonik i kësaj periudhe dhe një pikë referimi për kryeqytetin, për të është Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Foto e marr nga Arben Llapashtica

Foto e marr nga Arben Llapashtica

“Biblioteka e Kosovës është me të vërtetë e mrekullueshme më ka pëlqyer shumë, por gjithashtu objektet e peridhës së Jugosllavisë më janë dukur shumë të bukura në veçanti ato për strehim. Më kanë pëlqyer parqet vendet për lojra dhe gjithë kjo atmosferë”, ka theksuar ajo.

Një peng në zhvillimin e arkitekturës, sipas saj, është mungesa e mundësisë që studentët të udhëtojnë dhe të shohin kontekste të ndryshme e të inspirohen.

“Ajo çfarë po mungon në Kosovë është mos-dhënia e mundësisë që studentët të udhëtojnë, gjë që është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme që në këtë mënyrë të bëhet dizajni më i mirë. Ne si arkitektë duhet të udhëtojmë që të shohim kontekste të ndryshme dhe të shohim shembuj të ndryshëm. Kjo gjë nuk po ndodh këtu, aksesi për mobilitet, që t’i lejohet studentëve që të inspirohen dhe ta bëjnë punët e tyre”, ka deklaruar ajo.

Bauman arkitekturën e peisazhit nuk e ka gjetur shumë të zhvilluar në Ballkan, pasi që siç ka theksuar, nuk i ka rastisur të njohë shumë arkitektë të peisazhit në vendet ballkanike./Ndërtimi.info/

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending