Connect with us

Aktuale

Basulto i ArchDaily: Prishtina si Kili, më duket si rrugët e shtetit tim

Published

on

Në Prishtinë ka qëndruar CEO i një prej uebfaqeve më me nam botëror në fushën e arkitekturës, ArchDaily, David Basulto. Ai ka dhënë një intervistë për Median Ndërtimi, gjatë qëndrimit në Festivalin Kosovar të Arkitekturës.

Ai ka folur për përvojën e tij të papërsëritshme në aventurën për të filluar një uebsajt që do të bëhej më i famshmi në botë për arkitekturë. Basultos i ka rënë që të shëtisë Prishtinën, që i ka ngjasuar me vendin e tij në Amerikën Latine.

“Unë vi nga Amerika Latine, dhe për mua, më shumë se sa kaotike, Prishtina më duket si e njohur më parë. Kam ecur dhe kam parë gjëra të njëjta që i shoh edhe në rrugët e shtetit tim, rrëmujë, por ka të bëj edhe me energjinë. Pa atë qyteti do të bëhej i mërzitshëm, prandaj kam parë shumë ngjasime me Kilin, posaçërisht në mënyrën se si parkojmë”, ka thënë Basulto për Ndertimi.info.

Ai gjithashtu ka folur për arkitekturën dhe urbanizmin e Prishtinës, duke treguar për rëndësinë e ballfaqimit të kohëve mes vete brenda një qyteti.

Intervista e plotë e realizuar nga Agnesa Sejdiu:

1. Cili ka qenë qëllimi kryesor prapa ArchDaily në kohën kur e keni filluar atë, a ka ndryshuar deri tani?

Në fillim, më së shumti ishte fokusimi për të pasur qasjen e duhur në njohjen e arkitekturës. Unë kam kaluar shumë kohë në bibliotekat e qytetit tim dhe e shihja se e gjithë përmbajtja që vinte nga burimet e caktuara, ishte e vjetruara sepse e shihje datën e publikimit dhe e kuptoje që me të vërtetë ishte shumë e vjetër, por shumë e shtrenjtë ishte të pasurit qasje në ato informacione, kështu që menduam se interneti do të tejkalonte çdo gjë dhe pastaj me kalimin e kohës ky mendim filloi të ndryshonte sepse nuk ishte çështja vetëm tek dijenia. Nuk qëndronte çështja për të plasuar gjithçka në internet, por për të pasur fokus dhe ne filluam të kuptonim fenomenin e vendeve në zhvillim, ekonomitë e tyre në zhvillim, si filloi arkitektura të ngritej dhe nevojat e për më shumë njohuri, nevojat për Arch Daily.

2. Cilat ishin vështirësitë e para?

Vështirësitë e para kryesisht ishin në posedimin e teknikës së duhur dhe njohurisë sepse unë dija si të programoja, unë e bëja gjithë pjesën teknike, por me rritjen e ArchDailyt, faqja ndonjëherë nuk e përballonte dhe dilte jashtë funksionit. Ne u desh të punësonim një ekip teknik, puna ishte shumë komplekse në atë kohë, kaluam nëpër tri ekipe deri sa gjetëm atë të duhurin.

David Basulto dhe Agnesa Sejdiu

3. Sa i vështirë është integrimi në tregun e arkitekturës?

Mendoj se diçka shumë interesante që ka ndodhur është reduktimi i mini-hapave. Para se të mësohet se çka e bënë të rëndësishëm një arkitekt fillimisht duhet të presësh derisa të paraqesë një leksion për të prezantuar punën dhe idetë e tij, e tani thjesht mund të shkoni në llogaritë e tyre në Instagram dhe të shihni se çfarë po mendojnë, çfarë po shikojnë me më shumë interes.

4. Në ligjëratën tuaj folët për fillimin e një “startup-i”. Kur mendoni se është koha më e mirë për të filluar një start-up?

Sot jetojmë në një botë ku kompania më e vlefshme në botë nga një perspektivë është një kompani dizajni, ata dizajnojnë telefonë, pra dizajnojnë. Ne si arkitektë jemi trajnuar që të mendojmë si dizajnerë. Kjo aftësi nuk vlen vetëm për të ndërtuar ndërtesa, ne jemi në gjendje të dizajnojmë si një lugë ashtu edhe qytete, sepse ne kemi kapacitetin për të zgjidhur probleme. Këto aftësi i kemi shfrytëzuar ne për të krijuar ArchDaily-n, pastaj mund të shohim se si shumë arkitektë punojnë në kompani të ndryshme të tilla si Facebook apo Apple apo kompani të tjera të mëdha, në të vërtetë Pinterest-i u themelua nga një arkitekt. Pra, mendësia jonë, mënyra jonë e të menduarit mund të zbatohet në të gjitha këto fusha ku kemi nevojë.

5. Sot keni pasur rastin të kaloni kohë nëpër Prishtinë gjatë ditës, cfarë mendimi keni mbi arkitekturën dhe qytetin urban?

Dy gjëra të rëndësishme për mua gjatë shetitjes në Prishtinë, së pari, janë shumë shtresat e historisë që i takon. Nga pikat shumë të ndryshme të mendimit, nga romakët te osmanët, e më pas edhe te koha e komunizmit, por tani të gjitha këto shtresa, pak të çrregullta, kan zhvillime të caktuara por edhe ka  nevojë për përcaktimin e një identiteti, ka shumë për të bërë, varet se si do të marrin përgjegjësi arkitektët vendorë.

6. A ju duket kaotike?

Unë vi nga Amerika Latine, dhe për mua, më shumë se sa kaotike, Prishtina më duket si e njohur më parë. Kam ecur dhe kam parë gjëra të njëjta që i shoh edhe në rrugët e shtetit tim, rrëmujë, por ka të bëj edhe me energjinë. Pa atë qyteti do të bëhej i mërzitshëm, prandaj kam parë shumë ngjasime me Kilin, posaçërisht në mënyrën se si parkojmë.

Festivali i Arkitekturës në Kosovë: http://kosovoarchitecture.com/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending