Connect with us

Aktuale

Bashkimi i doganave ndikon në rritjen ekonomike të të dyja shteteve

Published

on

Shqipëria dhe Kosova pritet që shumë shpejt të kenë një doganë të përbashkët, të paktën kështu janë marr vesh shefat e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës në mbledhjen e përbashkët të mbajtur në Pejë ditën e hënë.

“Njohje e plotë e gjithë dokumenteve brenda gjashtëmujorit. Boll u bënë vite të tëra pavarësi, u bënë vite të tëra mbledhje dhe shprehje qëllimesh të mira dhe sot vazhdojnë kërkohen dy palë dokumente për lopët, për viçat, për delet andej e këtej. Një palë dokumente dhe brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm, çfarë jepet në Kosovë si dokument, duhet të konsiderohet dokument i nxjerrë në Shqipëri”, citohet të ketë thënë kryeministri shqiptar, Edi Rama gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për unifikimin doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime tha për Indeksonline se një marrëveshje e tillë do fillojë të implemenohet më 1 janar të vitit 2019.

“Ky është vetëm hapi i parë, ne do të avancojmë me modelin më të mirë që bashkimi doganor të jetë shembull në Evropë, së shpejti do të kalojmë në fazë më të avancuar të bashkimit doganor në mes të dy shteteve tona.  Marrëveshja do të fillojë të implementohet nga data 1 janar 2019”, u shpreh ai.

Kurse, zhvillimi ekonomik si rezultat i bashkimit doganor po konsiderohet nga Rafuna të jetë i pashmangshëm.

“Jam i lumtur që pas një pune të madhe për dy vite tani me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama dhe me marrjen e mandatit të Ministrit të Financave të Kosovës z. Bedri Hamza kemi arritur që ta ndërtojmë infrastrukturën e cila po na dërgon drejt një Bashkimi Doganor duke e ofruar edhe më shumë integrimin ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Qe pa dyshim do te ndikojë ne rritje te zhvillimit ekonomike” ka thënë Rafuna.

Rafuna ka shpjeguar edhe disa nga hapat të cilët do të ndërmarrin të dyja vendet për të bërë të “gjallë” bashkimin doganor, të gjitha ato do të ndikojnë për të mirë në ekonominë e shqiptarëve.

“… Qeveria e Kosovës ka marr vendim për fillimin e procedurave doganore të Kosovës në portin e Durrësit për fillim me tranzit dhe duke u rritur kapacitetet e Doganës së Kosovës për të avancuar edhe me procedura tjera. Më pas protokolli i bashkërendimit të kontrollit doganor në Vërmicë – Morinë do të ketë vetëm një kontroll të vetëm gjë që automatikisht e eliminon komplet një burokraci në letër dhe kohë, që do të ketë ndikim në ulje të kostos për biznesin si në eliminim të dokumentacionit të panevojshëm po ashtu edhe në kursim të kohës, që prapë është  një kosto e ulët për biznesin e për më shumë  është edhe arritje në konceptin e  BE –së ” nje ndalje një kontroll”, u shpreh Rafuna.

Sipas tij, numri i përbashkët i konsumatorëve të të dyja shteteve do të arrij shifrën e pesë milionë konsumatorëve, duke bërë kështu të jemi më shumë tërheqës për investime të huaja.

“Të gjitha këto do të kenë efekt pozitiv në ekonominë tonë për arsye se në këtë mënyrë po ecim drejt bashkimit doganor dhe integrimin ekonomik,  do ta kemi një treg prej përafërsisht 5 milionë konsumator, i dytë më i madhi në rajon që menjëherë na bënë të jemi faktor i rëndësishëm në këtë pjesë të Evropës. Në këtë mënyrë do të jemi konkurrues për të qenë më tërheqës për investime të huaja si një treg me 5 milionë konsumator. E një rëndësie të veçantë është edhe fakti se prodhuesit tanë të Kosovës dhe Shqipërisë do të kenë mundësi më të madhe për të plasuar produktet e tyre në tregun tonë të brendshëm me një kosto më të ulët”, ka thënë Rafuna.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje po e konsideron shumë të rëndësishme për ekonominë e të dyja shteteve edhe ekonomisti Lulzim Beqiri.

Ai ka thënë se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën ndaj produkteve serbe, vendimi për bashkimin e doganave Kosovë Shqipëri ndikon jashtëzakonisht shumë në ekonominë e Kosovës.

“Vendimi për bashkim të doganave Kosovë-Shqipëri ndikon jashtëzakonisht në ekonominë e Kosovës sidomos në situatën aktuale që Kosova ndodhet lidhur me taksen ndaj produkteve serbe”, ka thënë Beqiri.

Sipas tij, ky bashkim lehtëson procedurat e pa nevojshme në të dy anët e kufirit, gjithashtu rritë mundësinë e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.

“Ky bashkim lehtëson procedurat e pa nevojshme në të dy anët e kufirit, andaj pres një lehtësim të madh, gjithashtu ky bashkim do të rrisë mundësinë e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve, dhe gradualisht mendoj se duhet që edhe odat ekonomike të bashkohen”, ka thënë ekonomisti Beqiri.

Kurse, përveç bashkimit doganor sipas ekonomistit Beqiri edhe qeveria dhe çdo sipërmarrës e qytetar mund të kontribuojnë në ekonominë e vendit.

“Të jesh patriot në ekonomi do të thotë të kontribuosh në nxitjen e prodhimit vendor, të stimulosh kërkesën e brendshme për mallra dhe shërbime, të inkurajosh dhe të ndikosh në rritjen e eksporteve të cilat janë në nivel shumë të ulët në krahasim me importet sidomos në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, duke i bërë kështu mallrat tona më konkurruese. Këtë duhet ta bëjë para së gjithash qeveria dhe çdo sipërmarrës dhe qytetar i përgjegjshëm i vendit tonë”.

Rikujtojmë se vitin e kaluar në Kosovë janë importuar rreth  151 milionë euro produkte nga Shqipëria, kurse vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri ka arritur më 60 milionë euro në vitin 2017. Ani pse, të gjitha këto shkëmbime tregtare mes dy shteteve shqiptare nuk kanë kaluar pa vështirësi burokratike.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending