Connect with us

Aktuale

“Barrierat në sektorin minerar janë të jashtëzakonshme”

Published

on

Kosova ende mbetet një nga vendet me më së paku investime në rajon, nagaçe nuk ka asnjë investitor serioz në sektorin minerar për shkak të barrierave të cilat aplikohen nga Ministria e Bujqësisë veçanërisht nga Agjencioni i Pyjeve të Kosovës.

Kështu u tha sot në konferencën “Barrierat e të bërit biznes në Kosovë” të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ku janë prezantuar katër barriera, të cilat i adresohen Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Drejtori ekzekutiv në OAK, Ismet Mulaj, tha se Agjencioni Pyjor i Kosovës është administruese e mbi 42 përqind të tokave pyjore në Kosovë, kështu që e bën njërin nga faktorët kryesor në tërheqjen e investimeve, mirëpo, politikat aktuale të Agjencisë së Pyjeve sipas tij, nëse një investues është i interesuar që të investojë në një zonë e cila administrohet nga APK, ajo jep pëlqime vetëm deri në 5 vjet dhe atë vetëm për ndërtim të përkohshëm.

“Faktori i parë i cili është i rëndësishëm dhe është dekurajues, është që Agjencioni i Pyjeve të Kosovës, cili do investitorë që është i interesuar me investuar në Kosovë dhe mbi 42 përqind e hapësirës së Kosovës administrohet nga ky Agjencion, i jep kontratë me afat vetëm deri në pesë vjet. Cilido invetues, i cili është i interesuar me investuar në Kosovë nuk ka arsyeshmëri ekonomike me ardh me marr një pronë me një afat deri në pesë vjet. Arsyeja e dytë që po ashtu lidhet me Agjencionin e Pyjeve të Kosovës, është që ky Agjencion jep tokë në shfrytëzim deri në pesë hektarë. Nëse një investues është i interesuar me ardhur me investua në Kosovë dhjetëra miliona euro, nuk mund të merr tokë në shfrytëzim më shumë se pesë hektarë”, ka thënë Mulaj.

Problem tjetër në këtë sektor, sipas Mulajt është edhe mënyra e paligjshme e taksës të cilën e aplikon Ministria e Bujqësisë ose Agjencioni Pyjor i Kosovës, si dhe barriera tjetër e madhe për biznesin është që pjesa më e madhe e sektorit minerar në Kosovë, të cilët bëjnë investime në Kosovë, paguajnë taksë të dyfishtë.

“Pengesa e tretë ose barriera e tretë për të cilën ne sot e kemi ftuar këtë konferencë, është një taksë të cilën në një mënyrë të paligjshme e takson Ministria e Bujqësisë ose Agjencioni Pyjor i Kosovës, që është taksë 0.20 cent për metër katror, për tokat pyjore të cilat u japin në shfrytëzim bizneseve të caktuara. Kjo taksë edhe për nga arsyeshmëria jo ligjore, edhe për nga arsyeshmëria ekonomike është jo e drejtë. Dhe arsyeja e katërt që është barrierë e madhe për biznesin në Kosovë, është që pjesa më e madhe e sektorit minerar në Kosovë, të cilët bëjnë investime në Kosovë, paguajnë taksë të dyfishtë edhe në Agjencionin Kosovarë të Minierave dhe Mineraleve edhe në Agjencinë e Pyjeve taksë e cila thirret taksë për rikultivim”, ka thënë Mulaj.

Drejtori ekzekutiv I OAK ka thënë se këto barriera i kanë adresuar me shkrim te kryeministri i Kosovës dhe te Ministria e Bujqësisë, ngase sipas tij, problemet janë të jashtëzakonshme, është një nga sektorët më të pazhvilluar në Kosovë.

“Gjatë kësaj periudhe, Oda e Afarizmit ka vizituar pothuajse të gjitha bizneset të cilat merren me sektorin minerar, të cilët i shfrytëzojnë tokat që i kanë marrë me qira nga Agjencioni i Pyjeve të Kosovës. Problemet janë të jashtëzakonshme, është një nga sektorët më të pa zhvilluar në Kosovë dhe prej cilit Kosova ka pritë sidomos pas luftës shumë vende të reja të punës. Këto kërkesa janë të adresuara në drejtim të Qeverisë dhe i kemi bërë thirrje qeverisë së Kosovës që sa më shpejt të amandamnetohet ligji i Agjencionit të Pyjeve të Kosovës që këto kërkesa të rregullohen sipas kërkesave që i ka biznesi sipas praktikës më të mirë ndërkombëtare dhe të eliminohen barrierat për taksat e dy fishta të cilat po e pengojnë biznesin”, ka thënë ai.

Këto barriera sipas Mulajt më së shumti atakojnë bizneset që merren me shfrytëzimin e pasurisë nëntokësore dhe e ka bërë të pamundur zhvillimin e këtij sektori. OAK rekomandon Qeverinë e Kosovës që Ligji për Agjencionin e Pyjeve të Kosovës të futet në procedurë amandamnetimi, që do të mundësonte që kërkesat e biznesit të marrin zgjidhje.

OAK: Kosova, vendi me më së paku investime në rajon

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) organizoi sot konferencën “Barrierat e të bërit biznes në Kosovë”, ku sipas drejtuesve të kësaj Ode, Kosova ende mbetet një nga vendet me më së paku investime në rajon.

Sot OAK ka prezantuar katër barriera për të bërë biznes, të cilat i adresohen Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, raporton KosovaPress. Agjencioni Pyjor i Kosovës është administruese e mbi 42 për qind të tokave pyjore në Kosovë, kështu që e bën njërin nga faktorët kryesor në tërheqjen e investimeve.

Ismet Mulaj drejtor ekzekutiv në OAK ka thënë se sot me politikat aktuale të Agjencisë së Pyjeve , nëse një investues është i interesuar që të investojë në një zonë e cila administrohet nga APK, ajo jep pëlqime vetëm deri në 5 vjet dhe atë vetëm për ndërtim të përkohshëm.

“ Cili biznes ka interes që të investojë në një zonë ku kontrata për shfrytëzimin e kësaj toke është deri në pesë vite. Asnjë biznes nuk ka arsyeshmëri që të investojë në kontrata kaq afatshkurtra”, ka thënë Mulaj.

Problemi tjetër që i adresohet APK dhe Komisionit për Miniera dhe Minerale është se: të dy institucionet taksojnë një taksë për rikultivim, taksë e cila është e dyfishtë dhe është barrë për biznesin. Sipas tij, nuk ka asnjë investitorë serioz në sektorin minerar në Kosovë.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending