Featured
Banori i kundërpërgjigjet inspektoratit për rrëshqitjen e dheut, shtëpitë po qahen nuk jemi të sigurt
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/dheu.jpg)
Ndërtimeve të larta në Prishtinë po ua shohin sherrin banorët e Lagjes së Muhaxherëve.
Për shkak të rrëshqitjeve të dheut në rrugën “Berdi Shala” detyruan familjen Gllogu të zhvendosen nga shtëpia meqë atyre i është çarë shtëpia.
Kryeisnpetori komunl i Prishtinës Sali Zyba është deklaruar se atje është shmangur rreziku, dhe rrëshqitja nuk po përbënë rrezik për banorët përrreth, e këtë po ia kundërshton kryefamiljari i asaj shtëpie Arsim Gllogu e ka mohuar një gjë të tillë.
Gllogu për Ndërtimi.info ka thënë se shtëpia e tij nuk është e sigurt për banim, dhe se ka edhe shtëpi tjera të cilat po rrezikohen nga punimet e ndërtimeve të lartë që po bëhet nga investitori “Driloni Com”.
Gllogu ka dërguar edhe një video ku shihet si është shembur dheu.
“Si përgjigjeje për inspektorin që u bë sot incizimi edhe sa është e sigurt. Kemi edhe tjera shtëpi që janë qa. Nuk o e sigurt për banim”, tha ai.
Edhe pse shtëpitë atje janë çarë, Zyba thotë se inspektorati ka konstatuar se nuk ka vërejtje në mënyrën e punëve që janë bërë nga investitori në ndërtimin e kësaj ndërtese.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)