Aktuale
Banorët të painformuar për projektin e rrugës “Kijevë-Zahaq”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/kijeve-1.png)
Për projektin e rrugës që do të lidhë Kijevën e Malishevës me Zahaqin e Pejës nuk janë të informuar banorët, ku edhe pritet të kalojë traseja e rrugës.
Në ministrinë e infrastrukturës sigurojnë banorët e kësaj ane se çdo pëllëmbë e tokës do t’iu kompensohet.
Me shumë gjasë në tokën e Jakup Berishës në Leshan të Pejës do t’i bie traseja e rrugës Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmenti që do të lidh segmenti që do të lidh Kijevën e Malishevës me Zahaqin e Pejës.
Bile për këtë projekt të hënën u nënshkrua një marrëveshje për kredi 71 milionë nga Ministria e Financave dhe BERZH.
Pavarësisht kësaj banorët po ankohen se nuk janë informuar që rruga do t’i bie nga arat e tyre.
“Nëse ndërtohet këtu autostrada unë e kam afër shtëpisë. Këtu vëllezërit kanë dashtë të ndërtojnë shtëpi. Tash këta po dëmtojnë”, tha banori.
Ky banor nuk ka dijeni as çka do të ndodh me pronat e tij.
“Çka me bë tutje, çka më ofrojnë, qysh i kanë kushtet…ata rehatinë teme, qetësinë teme që e kam pas këtu nuk munden me pagu”, tha njëri nga banorët për klankosova.
Ndërkohë edhe Demë Berisha, banorë i Leshanit thotë se do t’i kundërshtoj punimet pasi që sipas tij autostrada do të duhej të ndërtohej në rrugën e vjetër.
“Për mendimin tonin është më mirë andej me qenë rruga se janë të shpronësu toka andej. Këndej duhet me shpronësu tokën, me pagu tokën dhe ka punë ma shumë. Por nuk e kanë pyetur askënd, as nuk na kanë njoftuar që vijën këndej e kanë matë”, tha Berisha.
Se punimet për segmentin Kijevë-Zahaq do të fillojnë në rrugën e re e jo në të vjetrën e thonë edhe në Ministrinë e Infrastrukturës.
“traseja e cila do të punohet për kkëtë rrugë me gjatësi 32 kilometra është traseja e re, dhe nuk është traseja e vjetër e cila kalon në atë segment të rrugëve”, tha zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.
Megjithatë, Kadriu po thotë se banorët nuk duhet të shqetësohen ani pse punimet do të zhvillohen në pronat e tyre, pasi që gjithçka do të kompensohet. E përveç borxhit 71 milionë euro për punimet Kijevë-Zahaq, Ministria e Infrastrukturës ka ndarë edhe 30 milionë euro.
E krejt projekti pritet të finalizohet në qershor të vitit 2018
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)