Connect with us

Aktuale

Banorët e Kalabrisë ende në hall me rrjetin e kanalizimit dhe kundërmimin, komuna ia hedh fajin kompanive

Published

on

Banorët e Kalabrisë (Emshirit) kanë pritur kot që t’u ndërtohet kolektori që u ishte premtuar nga kryetari Shpend Ahmeti. Ahmeti gjatë fushatës zgjedhore ka thënë se për gjashtë muaj do ta zgjedh këtë problem dhe banorët më nuk do të kenë probleme me ujëra të zeza.

Por edhe pas një viti që janë mbajtur zgjedhjet dhe Ahmeti është zgjedhur kryetar, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë, shkruan KosovaPress.

Banorët e kësaj lagje përballen me problemin që e kanë tash e dhjetë vjet, rrjetin e keq të kanalizimit dhe kundërmimin. Tash së fundi, rrëshqitja e dheut ka bërë që rruga andej të jetë mjaft e rrezikshme për ta.

Banorët që jetojnë në këtë lagje thonë se është e pamundur të jetohet nga kundërmimi që vjen nga kanalizimet.

Afrim Balaj, banor i kësaj lagje gjendjen e konsideron si të rrezikshme. Ndërsa, thekson se askush nuk po merr masa, pavarësisht ankesave të tyre.

“Na spo mundemi as m’i hap dritaret e dhomave, as nuk mundemi me kalu kësajde qysh i ka hije, është diçka e pakuptueshme sa i përket anës së komunës. Fillim zgjedhjeve të vititt kalum ka fillu me to, kjo këtu ka mbetur kështu si gërmadh, tash le që kemi probleme me kundërmimin, por kemi probleme dhe me reshqitje të dheut, kemi probleme të ndryshme që nuk po dimë as ku mu drejtu që me bo këtë zgjidhje”, tha ai për KosovaPress.

Njëjtë shprehet edhe Drita Dushi-Parduzi, e cila thotë se tash edhe ka frikë nga ndonjë epidemi pasi që siç tha ajo ka zvarranikë të shumtë.

“ Edhe vet jam prind dhe kam frikë për fëmijët e mi që duhet të kalojnë të shkojnë në shkollë dhe të kthehet po të njëjtën rrugë. Të merr jo vetëm erën e keqe, po të njëjtën kohë dhe të merr ndonjë sëmundje. Unë çuditëm qysh komuna nuk e merr parasysh duke numëruar sa banorë dhe sa ndërtesa numëron kjo lagje…kjo ka fillu të ndërtohet më duket para dy viteve, siç po e shihni edhe vet janë ndërprerë punimet, dhe askush nuk merr masa.. ne banorët nuk e dim as çka të bëjmë, a ku të ankohemi, as kujt t’i drejtohemi”, tha Dushi-Parduzi.

Vërejtje për këtë kolektor ka edhe nga instituti ‘INPO’, i cili e monitoron komunën e Prishtinës.

Qëndrim Arifi, ka thënë për KosovaPress se komuna ka dështuar në këtë projekt për shkak të keqplanifikimit. Sipas tij, nuk duhet të fillohet projekti kur nuk janë të zgjidhura çështjet pronësore.

Sipas monitoruesit të komunës, vlera e këtij projekti do të rritet, si pasojë e dëmeve që janë shkaktuar nga reshjet e shiut dhe rrëshqitja e dheut.

“Komuna do të pasojë vazhdimisht dëme të pariparueshme… do të jetë e pamundur të vazhdohet me këtë projekt për shkak se aty do të armotizohet vazhdimisht ajo pjesë. Kemi vërshime të vazhdueshme dhe kundërmim të erës të cilët qytetarët e kanë të vështirë dhe të jetojnë në atë pjesë. Ndërsa, kompania dhe komuna nuk bëjnë asnjë ditë pune në atë pjesë, do të thotë kanë pushuar punimet. Sa i përket asaj se a duhet të ritenderohet kjo pjesë, ndoshta do të kishte qenë më mirë të ritenderohet se të vazhdohet me këtë gjendje, sepse vazhdimisht aty ki dëmtime, një gjë është e saktë se vlera e këtij projekti edhe pse është planifiku 1 milionë e 700 mijë euro, do të rritet sepse punimet që janë kryer sado simbolike që janë ato janë armotizuar për shkak të reshjeve, vërshimeve të ndryshme”, tha Arifi.

Komuna e Prishtinës, arsyetohet se zvarritja e rregullimit të kolektorit për ujëra të zeza në lagjen Kalabria ka ndodhur pasi që kanë dal probleme pronësore. Megjithëkëtë, ai shtoi se një pjesë e trasesë ka qenë pronë publike dhe kompanitë kanë mundur të punojmë.

Për këtë Tahirit tha se kompanitë janë dërguar në procedurë për shkëputje të kontratës.

“Në ‘Kalabri’ i kemi dy probleme kryesore, e para që është problem më i thellë janë problemet pronësore me banorët që janë tek pjesa e kolektorit dhe problem tjetër me kompanitë që po i kryejnë punimet për shkak se të paktën në pjesën ku prona është komunale ata kanë mundur që t’i përfundojnë punimet deri tash, ne për këtë çështje i kemi bërë presion vazhdimisht kompanisë, mandje dhe e kemi dërguar në procedur për shkëputje të kontratës”, tha Tahiri për KosovaPress.

Sa i përket pronave, Tahiri tha se tani ka mbetur vetëm edhe një familje me të cilën do të diskutohet për shpronësim.

“Ka pasur tepër shumë probleme me shpronësim, pjesa dërrmuese e tyre janë zgjidhur tash kemi mbetur tek një familje dhe jemi duke negociuar me ta dhe duke i parë gjitha variantet se si të fillojmë atje më shpejtë me punimet, për shkak se për neve është shumë e rëndësi që ai kolektor të vazhdohet dhe të përfundohet duke e pasur parasysh që nëse vazhdon kështu mund të shkaktoj rrezik dhe për banorët e lagjes”, tha zëdhënësi Tahiri.

KosovaPress ka kontaktuar me kompanitë e kontraktuara, “Jehona Shpk”, “Beni Construction”, dhe “NNP “Arhiko.ing”, mirëpo me gjithë premtimin se do të prononcohen të njëjtat kanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë pastaj.

Rregullimi i shtratit të lumit “Mat” ka nisur së ndërtuari në tetor të vitit 2016. Fillimisht punimet patën nisur në lagjen “Mati 1”, për të vazhduar më poshtë ku ka shtratin ky lum në lagjen “Kalabria”. Në këtë lagje punimet kanë nisur më 3 mars të vitit 2017. Afati i punimeve ka qenë për 180 ditë pune

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending