Aktuale
Banorët e banesave sociale kërkojnë përmirësim të kushteve
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/ng.png)
50 familjeve të Komunës së Prishtinës iu pat siguruar banimi. Për këto familje Komuna e Prishtinës kishte ndërtuar një banesë me lokacion në pereferi të Hajvalisë.
Por veç strehimit, banorët atje tani kanë nevoja tjera.
E që kushtet nuk janë ideale po e pranon edhe i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, raporton klankosova.
Tash e disa muaj në njërën nga banesat e këtij objekti po jeton Nazmi Ruhani me nënën e tij.
Këtë banesë, kësaj familje ia ndau Komuna e Prishtinës, pasi këta jetonin në kushte të rënda.
“Shtëpia ka qenë e keqe, hynte shiu, bora, babi ka vdek prej ftohtit. Atje ka qenë më keq, hyke qenë, maca”, tha ai.
Tani Nazmi Ruhani jeton me një asistencë sociale prej 75 eurove në muaj e vetë punon me karrocë.
“Unë vetë punoj me kolicë në pazar. Ditën i nxjerri 1 euro, 2, 3,4 po ka ditë që nuk ka punë hiq”, tregoi ai.
Megjithatë, ai pranon që tani është më mirë pasi që jeton me një ambient krejt të pastër në të cilin nuk dëpërton as shiu e as bora. Por hallë e ka ngorhohjen.
Objektin në të cilin ndodhet kjo banesë e në të cilin jetojnë 50 familje e që varen nga asistenca sociale nuk ka ngorohje qendrore.
Shaqir Bisilimi i cili po ashtu jeton në njërën nga banesat e këtij objekti e shpreh falenderimin për banesën të cilën ia dha komuna.
Megjithatë ankohet se familja e tij 6 anëtarëshe jetojnë vetëm me një ndihëm sociale.
Ankesë ka edhe ëpr vendin në të cilin jetojnë këto 50 familje.
Bislimi po thotë që nuk do të duhet që të gjitha familjet me asistencë sociale të vendosen në këtë objekt.
“Probleme nëpër banesa, të rinjtë trokasin nëpër dyer, zile, kinse si hajgare po këta nuk po kuptojnë”, tha ai.
E kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend AHmeti e pranon që vendi ku është ndërtuar kjo ndërtesë nuk është i përshtatshëm. Tani e tutje Ahmeti zotohet se objekte të tilla pë kategori sociale do të ndërtohen në lagje tjera.
“Në të ardhmen nuk do ta bëjmë këtë, do të mundohemi që të kemi banesa dhe shuëm lokacione që t’i shëprndajmë sepse do ta bëjmë edhe integrimin edhe përmirësimin e familjeve me asistencë sociale”, tha Ahmeti.
Ahmeti ka bërë me dije se në obrooin e këtij objekti tani më kanë nisur të bëhen ndryshime.
“Atje po punohet vbazhdimisht sepse atje njëherë janë ndërtuar vetëm ndërtesat, pastaj e kemi parë që kanë munguar kanalizimi, shuëm pjesë infrastrutkurore, kështu që besoj që ato do të përfundojnë”, ka thënë Ahmeti.
Komuna e Prishtinës pritet së shpejti që të gjejnë strehim edhe për mbi 250 familje tjera të cilat jetojnë me asistencë sociale.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)