Connect with us

Aktuale

Bankat ndryshojnë rregullat për dhënien e kredive, ja çka kërkojnë

Published

on

Banka e Shqipërisë po harton disa ndryshime të pritshme rregullative, që do të sanksionojnë përdorimin vetëm të dokumentacionit zyrtar financiar të subjektit që kërkon hua, në analizën që bëjnë bankat gjatë procesit të miratimit të huasë.

Një çështje e tillë është diskutuar në mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF). Në këtë mbledhje morën pjesë Ministri i Financave dhe Ekonomisë (MFE), Guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSh), Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.

Të pranishmit vlerësuan se përdorimi i dokumentacionit zyrtar financiar në procesin e analizës së huasë i shërben formalizimit të ekonomisë, mbështet konkurrencën e drejtë dhe ul rrezikun në veprimtarinë e kreditimit të sektorit bankar. Ata vlerësuan se rënia e nivelit të kredive me probleme, duhet të krijojë kushte më të favorshme për një angazhim më të madh të sektorit bankar drejt veprimtarisë së kreditimit, mbështetur në kujdesin e nevojshëm përsa i takon treguesve të përqendrimit të kredisë dhe kërkesave të tjera mbikëqyrëse.

Kredia me probleme u ul nga fshirja dhe ristrukturimi

Në prezantimin mbi ecurinë financiare dhe vlerësimin e rreziqeve për sektorin bankar deri në fund të vitit 2017, përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë theksuan se vijoi rritja e aktivitetit bankar edhe gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, ndonëse me ritme më të ulëta, ndikuar nga rritja më e ulët e depozitave. Kreditimi i ekonomisë mbeti i moderuar, ku kontributin pozitiv vijoi ta japë kreditimi në lekë. Kredia me probleme shënoi rënie të dukshme, me gati 30.2 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar. Si rezultat, në fund të vitit 2017, raporti i kredive me probleme zbriti në 13.2%, kundrejt 18.3% një vit më parë. Krahas fshirjes nga bilancet e bankave të kredive të humbura ( ërite-off), në rënien e kredive me probleme kontributin kryesor e dhanë faktorët e tjerë, ku përfshihen ristrukturimet, shlyerjet etj. Gjatë vitit të kaluar, sektori bankar përmirësoi ndjeshëm rezultatin financiar, ku ndikimin kryesor e dha rënia e ndjeshme e nivelit të rezervave (provigjioneve) për rrezikun e kreditit. Gjendja e likuiditetit të sektorit bankar mbetet mjaft e mirë. Gjatë vitit të kaluar, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit u rrit me 0.2 pikë përqindje, duke shënuar 16.6% në fund të vitit. Këto zhvillime tregojnë se gjendja e sektorit bankar mbetet e qëndrueshme, me tregues të mirë të likuiditetit, të rezultatit financiar dhe të kapitalizimit.

Bashkëpunim për euron

Përfaqësuesit e BSh-së informuan gjithashtu mbi paketën e masave për nxitjen e përdorimit të monedhës kombëtare në veprimtarinë e bankave, miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i BSh-së në mbledhjen e datës 7 shkurt 2018. Të pranishmit, konfirmuan nevojën e këtyre masave dhe angazhimin e tyre për të vepruar në mënyrë të harmonizuar, në përputhje me përcaktimet në Memorandumin e Bashkëpunimit të datës 18 prill 2017.

Do nxitet tregu sekondar i titujve të borxhit

Më tej, përfaqësuesit e BSh-së njohën të pranishmit mbi punën e përbashkët të MFE-së dhe të BSh-së në drejtim të ndërmarrjes së disa veprimeve përgatitore, të natyrës rregullative dhe operacionale, për të nxitur zhvillimin e transaksioneve të titujve të borxhit të qeverisë, pas emetimit të tyre, në atë që njihet zakonisht me emrin ‘treg sekondar’. Zhvillimi i këtij tregu mbetet një sfidë e rëndësishme për të gjithë operatorët që veprojnë në këtë treg, dhe është një proces që do të kërkojë kohë. Ky proces do të zhvillohet në konsultim të rregullt me Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Të pranishmit vlerësuan nevojën e këtij procesi dhe sugjeruan shkëmbimin e rregullt të informacionit rreth ecurisë së tij.

Sigurimet, ecuri pozitive

Për tregun e sigurimeve, duke iu referuar tremujorit të tretë të vitit të kaluar, përfaqësuesit e AMF-së evidentuan vijimin e rritjes së primeve bruto për sigurimet e jetës dhe të jojetës, si edhe të raportit dëme/prime neto për shoqëritë e sigurimit të jojetës. Gjithashtu, rezultati financiar neto i shoqërive të sigurimit shfaq përmirësim të dukshëm. Nga ana tjetër, AMF-ja është angazhuar për të trajtuar disa problematika që lidhen me përmbushjen e kërkesave rregullative tek disa shoqëri sigurimi. Në tregjet e kapitaleve, aktivet neto të fondeve të investimit dhe numri i kuotave, kanë shënuar rritje gjatë vitit 2017. Investimet kryesore të fondeve të investimit, në varësi të monedhës, janë në tituj borxhi publikë dhe privatë, si edhe tituj të kapitalit të subjekteve të huaja private. Edhe fondet e pensioneve vullnetare kanë shënuar rritje të mirë të aktivitetit gjatë vitit të kaluar. Megjithatë, baza e ulët e nisjes, dikton peshën e tyre shumë të vogël në tërësinë e mjeteve të sistemit financiar.

Interes për tregun e kapitaleve

Përfaqësuesit e AMF-së evidentuan si zhvillime të rëndësishme të tregut të kapitaleve gjatë vitit të kaluar, rritjen e interesit të subjekteve private në emetimin e titujve afatshkurtër të borxhit me ofertë private, licencimin e Bursës Shqiptare të Titujve – ALSE, shtimin e numrit të institucioneve financiare që shërbejnë si ‘depozitar’ për fondet e investimit dhe shtimin e atyre që shërbejnë si ‘kujdestar’ për titujt e emetuar nga subjektet private. Të pranishmit vlerësuan që këto zhvillime kontribuojnë në thellimin e tregut të kapitaleve, dhe theksuan nevojën që baza ligjore dhe rregullative të kontribuojë që këto zhvillime të jenë të qëndrueshme. Në këtë drejtim, të pranishmit mbështetën sugjerimin e përfaqësuesve të AMF-së për të nisur një proces rishikimi të praktikave të bashkëpunimit mes autoriteteve për trajtimin e situatave të simuluara të stresit në sistemin financiar.

Rriten depozitat e sigurueshme

Në mbledhjet e GKSF-së marrin pjesë rregullisht edhe përfaqësues të ASD-së. Në këtë mbledhje, përfaqësuesit e ASD-së bënë një prezantim të ecurisë së depozitave të siguruara pranë bankave dhe pranë shoqërive të kursim-kreditit (shkk).

Gjatë vitit të kaluar, depozitat e sigurueshme kanë njohur rritje si tek bankat ashtu edhe tek shkk-të. Në total, depozitat e sigurueshme vijojnë të mbizotërohen nga kursime të individëve dhe shfaqin një epërsi të lehtë të depozitave në valutë. Sipas afatit të maturimit, depozitat e sigurueshme të individëve mbizotërohen nga depozitat me afat, ndërsa depozitat e tregtarëve dhe shoqërive tregtare janë të përqendruara tek llogaritë rrjedhëse. Në përputhje me ecurinë e depozitave të sigurueshme, edhe fondi i sigurimit të depozitave ka shënuar rritje gjatë vitit të kaluar. Burimi i financimit të fondit të sigurimit gjatë vitit të kaluar, siç parashikon ligji në situata normale, ishin pagesat e primit të sigurimit nga bankat dhe shkk-të, dhe administrimi i mjeteve financiare nga ASD-ja.

Pas diskutimit të çështjeve të mësipërme, drejtuesit e institucioneve vlerësuan pozitivisht zhvillimet në sistemin financiar, në tregjet financiare dhe në kuadrin rregullativ përkatës, duke konfirmuar qëndrueshmërinë e sistemit financiar. Ata theksuan rëndësinë e monitorimit të zhvillimeve financiare dhe të përgatitjes së përmirësimeve të mëtejshme ligjore e rregullative, për të trajtuar problemet përkatëse dhe për të përshpejtuar përafrimin me standardet më të mira në fushat respektive.

Në pjesën tjetër të mbledhjes, të pranishmit diskutuan mbi çështje të tjera me interes të përbashkët, që mund të diskutohen më hollësisht në mbledhjet e ardhshme të GKSF-së.

Me mbylljen e diskutimeve në mbledhje sipas programit, drejtuesit e institucioneve pjesëmarrëse miratuan këtë njoftim për shtyp dhe autorizuan publikimin e tij./Monitor

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending