Aktuale
Banka Evropiane për Investime jep 1 milion euro për rrugën Kievë-Zahaq

Banka Evropiane për Investime, do ta përkrah projektin për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejës respektivisht segmentit Kievë-Zahaq. Kjo është bërë e ditur të enjten pas nënshkrimit të marrëveshjes për një grant në shumë prej 1 milion euro.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se kjo është marrëveshja e parë financiare për fitin 2019, me një institucion siç është Banka Evropiane për Investime, që do të kontribuojë për zhvillim ekonomik.
“Marrëveshja është grant prej 1 milion euro, pa kthim i taksapaguesve evropian. Marrëveshja ka të bëjë me përkrahjen e Ministrisë së Infrastrukturës për projektin e rrugës Prishtinë-Pejë, konkretisht segmentit Kievë-Zahaq, ku është konstruksioni financiar është i siguruar për këtë projekt”, tregoi ai, shkruan Telegrafi.
Ketë vit sipas Hamzës, do të ekzekutohen projekte që janë në partneritet me Bankën Evropiane për Investime, si ai i hekurudhave, rruga Prishtinë-Pejë, rruga Prishtinë-Mitrovicë.
Kurse, udhëheqësi i divizionit për Slloveninë, Kroacinë dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime, Matteo Rivellinika, ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një vazhdimësi e një bashkëpunimi të mirë.
Ndërkaq, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka thënë se viti ka filluar me një donacion prej 1 milion euro.
“Neve na mbetet të implementojmë projektin në kohë”, tha Lekaj.
Ai ka bërë të ditur se pas pak muajve do të fillojë punimet derisa ato duhet të kryhen pas 30 muajve punë.
