Aktuale
Banesat e vjetra në kryeqytet që do të bëhen me ashensorë
Komuna e Prishtinës ka përfunduar punimet me ashensorë në katër objekte të vjetra banesore, ku prej tyre tre janë riparuar dhe një është vendosur i ri.
Sipas zyrës së kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në proces të punës janë edhe gjashtë hyrje të tjera, pasi që kanë paraparë të intervenohet në 10 hyrje.
“Me kontratën aktuale është paraparë që të intervenohet në 10 hyrje, në disa prej të cilave vendoset ashensori i ri, e në disa të tjera riparohen ashensorët jofunksional. Përparësi në trajtim kanë kërkesat nga hyrjet ku banojnë personat me nevoja të veçanta”, ka thënë zyra e Ahmetit.
Objekteve që i’u është riparuar ashensori jo funksional janë në rrugën ‘Qamil Bala’ hyrja 1, në lagjen ‘Ulpianë’ rruga ‘Egnatia’ hyrja 57, rruga ‘Dëshmoret e kombit’ hyrja 1 blloku C2. Ndërsa është vendosur një i ri në lagjen ‘Dardania’ në objektin SU1/5 hyrja 5.
KALLXO.com ka siguruar Komuna e Prishtinës adresat e objekteve që janë në proces të punës, që prej tyre, tre do të riparohen dhe tre të tjerë do të vendosen të rinj.
Adresat janë :Rruga ‘Rifat Berisha’ objekti 4A, lagja Bregu i Diellit. Rruga ‘Qamil Bala’ hyrja 13. Rruga ‘Vëllezërit Gërvalla’ hyrja 2. Rruga ‘Bajram Bahtiri’, banesat e social-llukarë, dhe në lagjen Dardania, hyrja 3/2 numër 10.
Më poshtë gjeni listën me adresat, ku me të kuqe janë ashensorët që kanë përfunduar, kurse me të zezë ata që janë në proces e sipër.



