Arkitekturë
Banesa e shekullit 19-të kthehet në një zyrë moderne

Studioja në New York “GRT Architects” ka rinovuar hapësirat në krye të një ndërtese të shekullit të 19-të në qytet, duke krijuar një zyrë për një firmë të dizajnit që duket më shumë si një shtëpi sesa një vend pune.
Studio lokale ka projektuar enterierin e firmës “Objective Subject”.
“Kur përshtaten ndërtesat e shekullit të 19-të në funksione të reja, ne shpeshherë nuk marrim mundin për të hequr mure për t’iu përshtatur nevojave të përdoruesve të rinj”, thanë GRT Architects. “Në këtë rast erdhëm në përfundim se duke theksuar rrënjësisht dallimet në mes dhomave ekzistuese dhe duke luajtur ndarjen në mënyrë unike i përshtaten dëshirës së klientit tonë për një hapësirë intime pune të projektuar më shumë si një shtëpi sesa një zyrë”.
Secila prej tre zonave është ngjyrosur me ngjyra të ndryshme – rozë, blu dhe hiri, dhe ka dritare të gjata që arrijnë në 4.8 metra për të siguruar dritë natyrale në dhoma.
Kuzhina ka mure të bardha, dysheme me ngjyrë të hirtë të lehtë, dhe dollapa linoleumi me ngjyrë rozë të butë.
Një ngjyrë blu e errët është vënë në dhomën që “dhoma e dremitjes”. E mbuluar në qilim, me një pjesë si shkallë ajo shërben për tu ulur ose për t’u shtrirë. Hapësira gjithashtu shërben si një vend për të mbajtur mbledhjet e klientëve.
Një dhomë e tretë, më e madhe shërben si zona kryesore e punës dhe është pikturuar me një ngjyrë hiri të butë. Përputhja e tavolinave të bëra me porosi janë të vendosura përreth dhe dritaret e mëdha sigrojnë ndriqim të mjaftueshëm gjatë ditës.
