Arkitekturë
Bailong, ashensori i jashtëm më i lartë në botë

Kina nuk rresht se befasuari sidomos kur vjen puna tek veprat inxhinierike! Kemi dëgjuar informacione nga më të ndryshmet, kemi folur dhe jemi mahnitur. Por nuk mbaron me kaq, në provincen Huan në Kinë është ndërtuar një ashensor rreth 330 metra i lartë, dhe i ngjitur mbas një shkëmbi.
Kritikët kanë qenë kundër këtij projekti, pasi ashensori ndodhet në një vend të cilësuar trashëgimi botërore dhe puna për ndërtimin e tij, ka dëmtuar ambjentin përreth. Ju që keni frikë nga lartësitë apo keni një zemër të dobët, nuk duhet as t’i shikoni këto foto.Për të tjerët, që janë disi “aventurierë, ju prezantojmë Ashensorin Bailong ose i quajtur ndryshe nga vendasit si “Hundred Dragons”, 330 metra i lartë që ngrihet në anë të një shkëmbi në provinën Hunan në Kinë.
Investimi total për këtë projekt arriti 20 milion dollarë. Rajoni është shtëpi për 5 milionë vizitorë çdo vit dhe projekti vuajti nga turizmi i tepruar, megjithatë punimet vazhduan.Ai mund të mbajë deri në 50 persona dhe rruga deri në majë të malit zgjat vetëm 1 minutë. Kritikët kanë qenë kundër këtij projekti, pasi ashensori ndodhet në një vend të cilësuar si trashëgimi botërore dhe puna për ndërtimin e tij, ka dëmtuar ambjentin përreth.
Për pak kohë, ai u mbyll, por u rihap sërish në 2003-in, për shkak të interesit të madh të turistëve. Sipas tyre, pamja që mund të shihet pasi arrin në majë, është thjesht mahnitëse.Projekti arriti të fitojë tre cmime në Librin Gines të Rekordeve Botërore; si ashensori më i gjatë i ndërtuar në natyrë; ashensori me kuvertë të dyfishta; si edhe si ashensori më i shpejtë me kapacitet të madh.
Projekti gjithashtu ishte një arritje për kontraktorët kineze dhe furnizuesit. Për shembull, Qinhuangdao Fotoelektrik menaxhon ngarkesën e ashensorit dhe peshon sistemin e kontrollit së bashku me menaxhimin e kartës VIC, detektorët e tërmetit, pajisjet e kursimi të energjisë dhe detektorët e hyrjes në ashensor. Me të gjitha të përfshira, mund të thuhet që ashensori është një mrekulli inxhinierike në të gjithë kuptimin e fjalës.
