Aktuale
“B17 Architects” kuratorë të ekspozitës “A është e shkuara ëndërr?”

Mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita “A është e shkuara ëndërr?” e artistes Majlinda Kelmendi, ekspozitë kjo e cila tërhoqi vëmendjen e publikut për konceptin e saj mjaft interesant, duke kërkuar përgjigje në këtë pyetje e cila na shoqëron të gjithve.
Përgjatë hapësirës së transformuar mbushur me dashamirë të artit, qëndrojnë prapa kuratorët e saj, Edison Çelaj dhe B17 Architects, Bora Kelmendi dhe Lum Beqiraj.
Për Ndërtimi.info, Bora Kelmendi ka treguar për ndërhyrjet e bëra në mënyrë që hapësira të përshtatet mirë me konceptin e ekspozitës.
“Ndërhyrja ne hapësirën e galerisë për tu kthyer në trajtë homogjene, kështu duke i lejuar punët të vibrojnë. Hapësira është e konceptuar në mënyrë morfologjike për të lejuar integrimin e veprës ne strukturë dhe e kundërta duke lejuar struktura dhe vepra të përjetohen si tërësi. Qëllimi i këtij projekti ishte, të ofronim një ekspozim të hapur që do të mund të pasqyronte raportin midis audiencës dhe asaj që është ekspozuar”, tha ajo.
Mbrëmë muret e ekspozitës paraqisnin disa pjesë të bardha, të zeza dhe të kuqe mbi të cilat qëndronin veprat e artistes, e edhe për këtë, kuratorët kanë një shpjegim:
“Gjatë ecjes në
hapësirën e brendshme përjeton pastërtinë e të bardhës dhe ndërhyrjen me dy
sipërfaqe të zeza dhe një të kuqe përmbyllëse e projektit, a është e shkuara
ëndërr?”, thanë ata.
“A është e shkuara ëndërr?” do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë këtij muaji.




