Connect with us

Featured

Azbesti mund të rikthehet në përdorim nën administratën e Trumpit

Published

on

Edhe pse i ndaluar për një kohë të gjatë në shumë vende të botës, por jo krejtësisht i braktisur nga shumica e shteteve kryesore të Amerikës, ripërdorimi i lirshëm i asbestit është një çështje që po ngjallë shumë diskutime, veçanërisht  për Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit, të Presidentit Donald Trump.

Kjo agjenci, e ka bërë edhe me të lehtë që kompanitë të fillojnë të fusin në përdorim azbestët të cilat përdoren nga konsumatorët, arkitektët dhe ndërtuesit.

Azbesti,  është një kancerogjen i rrezikshëm që është nxjerrë jashtë ligjit në më shumë se 55 vende të SHBA-së dhe tani po ka gjasë të rikthehet në përdorim në Shtetet e Bashkuara, nën Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit,  të Presidentit Trump. Kjo Agjenci madje ia ka lehtësuar kompanive që të bëjnë përdorime të reja të produkteve që përmbajnë asbest në Amerikë, shumë prej të cilave mund të përfundojnë si produkte të zakonshme në shtëpinë tuaj, shkruan BBC, transmeton Ndërtimi.info.

Ndërsa produktet që rrjedhin nga asbesti nuk përbëjnë  kërcënim të drejtpërdrejtë për konsumatorët, sipas kompanisë ‘Fast’ rreziqet e shëndetit janë të konsiderueshme për punëtorët të cilët përpunojnë materialet toksike si dhe ata që e përdorin për ndërtimin e produkteve industriale.

Lagjet përreth të cilat mund ta ndjejnë lëshimin e  fibrave të azbesti në ajër, si dhe ato në afërsi të deponive janë më të rrezikuarat. Njerëzit në komunitetin e ndërtimit, të cilët janë të ekspozuar ndaj materialit fijor gjatë rinovimit dhe ndërtimit të shtëpive, shkollave dhe zyrave tona, gjithashtu kanosen nga rreziku.

Pas përpunimit, asbesti mbart ngrohjen, energjinë elektrike dhe pronat rezistente ndaj kimikateve që e bëjnë përdorimin e tij të zakonshëm për një gamë të gjerë materialesh prodhuese dhe sidomos izolimin e ndërtimit.

Në vitin 1970 pas marrjes në shqyrtim të rreziqeve nga  ky mineral, u ndalua plotësisht përdorimi tij.

Sot, ekspozimi i asbestit lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me sëmundjet përfshirë kancerin e mushkërive dhe mesoteliomën. Derisa SHBA-ja ka kufizuar përdorimin e  këtij materiali gjatë viteve – 1973-1989 më së shumti me Aktin e Pastrimit Ajror, mbetet vendi kryesor nga shtetet e zhvilluara  që ende nuk e ka ndaluar  plotësisht përdorimin e tij dhe mbetet përplasje e vazhdueshme midis interesave të korporatave dhe publikut. Të dhënat e reja të lëshuara këtë vit tregojnë një numër të rritur të rasteve të vdekjes me asbest në total rreth 40,000 në vit, më shumë se dyfishi i vlerësimeve të mëparshme prej 15,000 sa është bërë vite më parë në ShBA.

Më 1 qershor, Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit ka miratuar një rregullore të re, rreth përdorimit që mund të bëhet e që lejon prodhimin e produkteve të reja që përmbajnë asbest duke insistuar të miratohet nga qeveria federale. Sipas një ndryshimi në Aktin e Kontrollit të Niveleve të Toksikuara të vitit 1976 (TSCA), i cili u përpunua në vitin 2016, gjatë administratës së Obamës, asbesti gjithashtu mbetet një nga dhjetë substancat  më me prioritet që aktualisht vlerësohet nga kjo agjenci.

Sipas raportimit të New York Times, Trump po bënë rregullimin që të mund të bëhet ripërdorimi i tij në mënyrë të lirshme duke marrë në konsiderat edhe rreziqet dhe duke u përpjekur që të rrisë masat e sigurisë.

“Administrata e Trump  së bashku me ekspertët po bënë rishkikim e  rregullave për të marrë masa  mbrojtëse për shëndetin e njeriut

Fast Company deklaroi se agjencia e saj po punon për të mbrojtur amerikanët nga rreziqet e mjedisit dhe shëndetit publik që lidhen me asbes.

Sipas industrisë së vetme që bënë përdorimin  absetit, HBN, brenda një viti importohen rreth 480 ton abset. Javën e kaluar, HBN lëshoi një raport të hollësishëm për shqetësimet mbi plastikat me bazë klori që përdoren zakonisht në produktet e ndërtimit.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending