Connect with us

Aktuale

AVONET: Komuna e Ferizajt po lejon punime me kualitet të dobët nga operatorë ekonomik joserioz

Published

on

Rrjeti i organizatave AVONET, shpreh shqetësimin e thellë se si Komuna e Ferizajt është duke lejuar operatoret ekonomik në projektet kapitale të kenë kualitet të dobëta në punimet e tyre.

Sipas njoftimit projektet kapitele të Komunës së Ferizajt tashmë veç janë dëshmuar se janë me kualitete shumë të dobëta dhe po ashtu ato nuk po ndërtohen në përputhje me standardet dhe nuk po realizohen edhe paramasat e projekteve.

“AVONET, ka hulumtuar dy projekte të asfaltimeve dhe rregullimin e rrugëve në fshatrat Dremjak dhe Komogllavë të cilat është duke realizuar Komuna e Ferizajt, e konkretisht Drejtoria e Infrastrukturës e cila drejton Arbër Bytyqi, ku kjo drejtori nuk ka mundur të arrij që të menaxhoj sa më mirë projekte kapitale. Këto projekte është i kontraktuar operatori ekonomik Bageri Kompani”, thuhet në njoftim.

Kjo organizatë, konsideron se keqmenaxhimi i projekteve është e sanksionuar edhe me ligjet e Republikës së Kosovës, e cila dëmton buxhetin dhe taksat e tatimpagueseve të qytetarëve të Komunës së Ferizajt.

“Cilësia e dobët e punëve është duke u dëshmuar edhe nga tereni në mos realizimin e paramasave të projektit, të cilët operatorët ekonomik nuk janë duke realizuar mirë dhe vërehet se materialet e paraparë nuk janë të nivelit të duhur, duke hedhur dheun në vend të zhavorit edhe pse kryetari Aliu dhe drejtori i infrastrukturës Bytyqi i inspektojnë punët në teren”, thuhet tutje në njoftim.

AVONET konsideron se Operatori i Ekonomik Bageri Kompani nuk është serioze ndaj realizimeve të projekteve dhe kjo tregon se mbikëqyrësit e projekteve nuk janë të përgjegjshëm dhe janë duke ikur nga përgjegjësia.

AVONET, konsideron se është keqmenaxhuar paraja publike ku ky veprim është i sanksionuar me ligjin për menaxhimin e financave publike dhe Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal dhe Rregulloret e Thesarit 01 dhe 02 të Republikës së Kosovës i jep përgjegjësi kryetarit të Komunës së Ferizaj Agim Aliut, e cila është vërtetuar edhe nga raporti i auditimit për Komunën e Ferizajt për vitin financiar të përfunduar me 31 dhjetor 2018, rasti i çështjes B2 – Pagesa të projekteve nga buxhetet e projekteve tjera. Gjetja: Në 11 raste, komuna ka ekzekutuar pagesa duke mos siguruar paraprakisht aprovimin e Kuvendi Komunale për ri destinim të mjeteve.

Në këto raste mjete ishin përdor nga projektet tjera duke anashkaluar kërkesën ligjore të Ligjit të Buxhetit neni 16 për aprovimin e asamblesë komunale për ri destinimin apo përdorimin të mjeteve të planifikuar nga një projekt për të realizuar pagesën për projektin tjetër. Kjo praktikë është ndjekur tek projektet:

-“Renovimi dhe meremetimi i objektit të gjykatës” tri pagesa në vlerë totale 10,346€ është paguar nga kodi i projektit për Rrethoja;

– “Pagesat për blerjen e tokave” në vlerë 184,859€ janë paguar nga “Ndërtimi i rrugëve lokale”;

– Pagesa në shumë prej 7,758€ për projektin “Asfaltimi e rrugës Rahovicë – Mirash”, ishte bërë nga projekti “Kanalizimi atmosferik dhe riasfaltimi i rrugës Hasan Prishtina”;

– Pagesa për projektin “Asfaltimi i rrugëve në fshatin Dardani” në vlerë 2,331€ është marrë nga projekti “Asfaltimi e rrugës Rahovicë – Mirash”;

– Pagesat e bëra për kontratën “Riparimi i rrjetit të kanalizimit fekal në komunën e Ferizajt” në vlerë 266,606€ janë paguar nga projektet ”Asfaltimi i rrugës në lagjen Mustafa-Pleshinë e ulët” 56,399€; “Asfaltimi i rrugëve në fshatin e Vjetër” 70,000€; projekti “Lidhja e lagjes së Cakajve me shkollën në Meresalë” 24,409€; dhe “Aktivizimi i pishinës për të rritur dhe fëmijë”115,798€. Kjo ka ndodhur për shkak të nënshkrimit të kontratave pa zotim të mjaftueshëm të fondeve apo edhe projekteve të pa planifikuar[1].

“Dhe po ashtu Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës, ka nxjerr një të gjetur e cila është vepër e rënd dhe keqpërdorim i parës publike dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare ky veprim është i sanksionuar edhe me ligjet e Republikës së Kosovës, auditori ka nxjerr çështjen A13 – Ndryshime në paramasën e projekteve të kontraktuar. Në tetë (8)14 raste e audituara, komuna ka ndryshuar paramasën e projekteve të kontraktuara pa aprovimin paraprak të ZKA-se, duke mos respektuar kërkesën e Udhëzuesit operativ të prokurimit neni 61.23 i cili parasheh që ndryshimi i kontratës nuk do t’i lëshohet operatorit ekonomik para marrjes së aprovimit nga ZKA dhe zotimit të mjeteve për kontratën e amandamentuar”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, praktika e tille ka ndodhur për shkak të planifikimit jo të duhur të projekteve para nënshkrimit të kontratës. Rreziku Dobësitë në planifikim dhe realizim të aktiviteteve të prokurimit mund të ndikojnë negativisht në aspektin buxhetor dhe në zbatim të kontratave[2]. Në këtë rast operatoret ekonomik kanë kryer punë në disa lagje si ato në fshatra dhe zonat urbane edhe pse këto projekte nuk kanë kontrata por zyrtarët e Komunës së Ferizajt i urdhnojnë të kryejn si punë shtesë të projekteve tjera të pa kontratuara.

AVONET, kërkon nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Policia e Kosovës, që të hetojnë rastet e projekteve kapitale dhe të gjeturat e Zyrës Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending