Featured
Autostrada tani edhe me panele diellore

Kina ndërtoi autostradën e saj të parë diellore, e cila prodhon energji elektrike nga rrezet e diellit.
Autostrada është e gjatë prej dy kilometrash, e cila mund të karikojë makinat elektrike ndërkohë që ato jane duke kaluar në të.
Ndërsa, kur moti është shumë i ftohtë ajo mund të shkrijë borën dhe akullin. Autostrada me panele diellore e teknologjisë së lartë përfshin pjesën jugore të autostradës së qytetit Jinan në kryeqytetin provincial të Shandong dhe pritet të hapet në fund të dhjetorit. K
jo autostradë ka dy korsi dhe është ndërtuar me panele diellore dhe “beton transparent,” që mund të përballojnë fërkimet e forta dhe peshat e rënda. Sapo të përfundojë, autostrada do të lidhet me rrjetin e energjisë elektrike në mënyrë që të mund të siguronjë energji për qytetin. Autostrada diellore është formuar nga tre shtresa.
Shtresa e sipërme është e shtruar me të ashtuquajturin ‘beton transparent’, i cili thuhet të jetë po aq i fortë sa materiali tradicional i sipërfaqes së rrugës, beton asfalti. Shtresa e mesme është shtresa gjeneruese e energjisë e përbërë nga panelet diellore. Shtresa e poshtme është shtresa e izolimit që ndan sistemin fotovoltaik nga toka e lagur.
Në shtator, grupi përfundoi rrugën e parë diellore të Kinës, gjithashtu edhe në Jinan, pas 10 muajsh ndërtimi. Rruga është e pajisur me 660 metra katrorë panele fotovoltaike dhe është lidhur me rrjetin elektrik.
