Featured
Austriakët shkruajnë për suksesin e shqiptarit të ndërtimeve atje, Alban Thaçi

Si një emigrant, Alban Thaçi, në Austri filloi nga zeroja. Ndërsa tash 40 vjeçari shqiptar i cili udhëheq me sukses kompaninë e tij në fushën e ndërtimtarisë, ka të punësuar 70 punëtorë.
Fillimisht ishte vet një punëtor i ndërtimtarisë. Dhe para 10 vjetësh ai dhe bashkëshortja e tij Elgenta, plotësuan ëndrrën e tyre duke krijuar biznesin e tyre. Që nga ajo kohë kompania THT Thaçi Management GmbH rritet vazhdimisht.
“Thaçi, i vërejti mundësitë që egzistonin në fushën e ndërtimtartimit të vrazhdë dhe u specializua për të” thotë Gertraud Schragl nga Oda Ekonomike në Gmunden, ku morri konsulltimet e para për themelimin e firmës.
THT është e angazhuar në shumë fusha: ata merren me ndërtime të spitaleve e institucione tjera publike si: shkolla, pishina të brendshme por edhe në sektorin privat.
Konsumatorët dhe partnerët e biznesit e përshkruajnë Albanin si një biznesmen i orientuar drejt qëllimit dhe të kujdesshëm.
Ndërsa punonjësit e vlerësojnë atmosferën familjare në kompaninë e tij. Thaçi aktualisht po ndërton edhe pronën e tij të banimit në Pinsdorf për punonjësit e kompanisë.
Ndërsa sa i përket Odës Ekonomike të këtij rajoni, 40 vjeçari shqiptar nuk është vetëm storie e suksesit dhe integrimit por një dëshmi e ndihmës këshilluese që ky institucion i ka dhënë.
Thaçi ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me ne që nga themelimi i kompanisë së tij dhe shpesh përdor shërbimet tona dhe shërbimet e konsulencës. Megjithatë, ishte vetë Thaçi ai që nxorri më të mirat prej tyre me punën dhe angazhimin e tij. ” thotë Gertraud Schragl nga ËK Gmunden.
Alban Thaçi është edhe anëtar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri.
Pëktheu dhe pështati Revista Porta nga http://www.nachrichten.at/oberoesterreich/salzkammergut/Albanischer-Einwanderer-brachte-es-zum-erfolgreichen-Bauunternehmer;art71,699956
