Arkitekturë
Australia do ndërtojë rrokaqiellin më të lartë në botë

Një rrokaqiell i hollë prej 330 m e quajtur ‘Magic’, është projektuar nga Decibel Architecture, me qëllim që të bëhet qendër për shkencën dhe teknologjinë.
Ndërtesa 60 katëshe në Victoria St 1 në Melburn do të jetë 7.5 metra më e lartë se gradaçela më e lartë e Australisë, Q1 e cila ndodhet në Gold Coast. Dizajni i kësaj ndërtese të lartë dhe kaq unike në pamjen e saj është paraqitur për planifikim dhe mendohet se mund të ndërtohet dhe të jetë gati deri në fillim të vitit 2022.
Shoqëria Mbretërore e Australisë u themelua në vitin 1854 dhe është një organizatë bamirëse e regjistruar e cila synon të ndihmojë dhe inkurajojë shkencëtarët e rinj përmes udhëzimit të komunitetit. Ky zhvillim do të ishte një hap drejt ringjalljes së shpërndarjes shkencore 159-vjeçare të Melbourne-it, me qëllim që të krijonte një rrjedhë prej miliona dollarësh në bamirësi. Shoqëria Mbretërore e Viktorias ka thënë se kjo strukturë e lartë do t’i lejojë ata të mbështesin më shumë klube shkencore dhe teknologjike, të zhvillojnë një qendër angazhimi shkencor dhe kafene, si dhe të nxisin qëllimin e bamirësisë, projektet dhe programet e shpërblimeve për 160 vitet e ardhshme.
“Shoqëria Mbretërore e revitalizuar do të udhëheqë angazhimin e të rriturve, studentëve dhe komunitetit në shkencë, në të gjithë vendin. Nëpërmjet klubeve për fëmijëet e zonës, ne do ta mbajmë flakën e kuriozitetit të gjallë tek shkencëtarët tanë më të rinj. Ne do t’i ofrojmë shtetit tonë një avantazh të veçantë në shekullin 21, “thotë CEO i Shoqërisë Mbretërore të Australisë, Mike Flattley.
Sipërfaqja trekëndore e tokës është përafërsisht gjysma e madhësisë së një fushe tenisi dhe është përdorur nga Zyra e Meteorologjisë si stacioni i vëzhgimit të motit në qytet deri para tre viteve. “ndërtesa e propozuar është aktualisht një koncept i nivelit të lartë, diçka që dimë që mund të arrijmë financiarisht dhe strukturisht, si një mënyrë e fuqishme për të buruar dhe ringjallur objektet tona të trashëgimisë dhe misionin e qëndrueshëm”, tha Flattley.
Kulla ‘Magic’ do të shtyjë teknologjinë e ndërtimit në kufi dhe të përforcojë udhëheqjen e Melbourne-it në fushën e shkencës dhe banimit. Sidoqoftë, lartësia e tanishme e propozuar për ndërtesën do të tejkalojë limitin e lartësisë prej 330 metra që gjendet në rregullat e sigurisë ajrore.
