Featured
Australia do ndërtojë rrjetin më të shpejtë hekurudhor

Australia planifikon të ndërtojë një tren të shpejtësisë së lartë midis Melbourne dhe Sidneit, i cili do udhëtojë në 350km/orë, duke shkurtuar distancën në vetëm tre orë.
Kjo do të thotë tetë orë më pak se sa kohëzgjatja e udhëtimit aktual midis stacionit Broadmeadows në Melburn dhe stacionit qendror në Sydney, i cili zgjat rreth 11 orë.

Anthony Albanese, Ministri për Transportin, tha se krijimi i një sistemi hekurudhor me shpejtësi të lartë do të ishte një ndryshim i madh për ekonominë dhe për vetë Australinë. Sipas zhvilluesve të projektit një rrugë ndërmjet Melburnit dhe Newcastle duhet të jetë pika fillestare për projektin. Planet për të zhvilluar një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë brenda Australisë u frymëzuan nga Kina, e cila ka qenë në krye të kësaj teknologjie.
Trenat me shpejtësi të lartë në Kinë udhëtojnë me shpejtësi nga 250 deri në 350 km /h dhe udhëtojnë në linja hekurudhore 29,000 km, duke u cilësuar si rrjeti hekurudhor më i gjatë në botë me shpejtësi të lartë. Hyperloop i cili është koncepti i Elon Musk, mund të arrijë shpejtësinë prej 1,200 km /h dhe do të lejonte udhëtarët që udhëtonin midis Sydney dhe Melbourne për të arritur destinacionin e tyre në më pak se 40 minuta.

Hyperloop është një sistem i transportit të pasagjerëve ose mallrave që përdor tuba të presionit të reduktuar ku kapsulat nën presion lëvizin në kompresorë ajri të nxitur nga motorët linearë të induksionit dhe kompresorët axial. Puna për rrjetin hekurudhor me shpejtësi të lartë mendohet se do të fillojë nga viti 2023, me fokus në përmirësimin e korridoreve ekzistues hekurudhor së pari para se të ndërtojnë linja të reja.

