Connect with us

Aktuale

Auditori thotë se Qeveria u ka borxh qytetarëve e bizneseve gati 500 milionë €

Published

on

Qeveria nuk ka arritur që t’u paguajë qytetarëve dhe bizneseve 457 milionë euro sa u ka borxh. Por as nuk ka arritur që të që të inkasojë nga bizneset, edhe pse të evidentuara, 64 milionë euro.

Kryerja e këtyre obligimeve do të kishte ndihmuar që vendi të ketë një stabilitet më të mirë të buxhetor, tha në një intervistë për Ekonomia Online, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani.

“Kemi shprehur shqetësime në raport me Qeverinë për disa çështje sa i përket financave publike në Kosovë. Menaxhimi i detyrimeve të papaguara dhe llogaritë të arketushme. Qeveria nuk ka arritur të paguaj bizneseve dhe qytetarëve 457 milionë euro që ua ka borxh. Nuk ka arritur që të inkasojë nga bizneset edhe pse të evidentuara 64 milionë euro që do të kishte një stabilitet më të mirë të buxhetit”, tha ai.

Osmani potencoi se Qeveria financon projekte të madh që nuk ishin në planin strategjik, duke sqaruar se 22 milionë euro të buxhetit janë keqklasifikuar.

“Kemi një raport për kornizën afatmesme që Qeveria financon projekte të mëdha që nuk janë në planin strategjik dhe ky devijim kalon 75% nga lista e prioriteteve. Korniza e kontrollit financiar që nuk është respektuar në masën e duhur. 22 milionë euro buxhet të keqklasifikuar dhe një rritje paraprake për 6 milionë euro që tregon se situata po përkeqësohet dhe rekomandimet shkojnë në moslejimin apo përmirësimin e tyre”, tha Osmani për EO.

Osmani u shpreh se edhe ndërmarrjet publike kanë 144 milionë euro detyrime të papaguara, prandaj sipas tij, Parlamentin e ri dhe Qeverinë e re i presin rekomandime të rëndësishme për përmirësimin e administratës publike.

“11 ndërmarrje publike kemi 10 ndërmarrje që kemi dhanë në opinion me rezervë, që janë shifër shqetësuese të stabiliteti financiar të ndërmarrjeve publike sepse vetëm këto kanë 144 milionë detyrimeve kreditore të papaguara që vështirë që do të jenë në gjendje t’i paguajnë. Ne kemi treguar se parimi i ekzistencës së këtyre ndërmarrjeve publike në të ardhmen është i pasigurt dhe kemi nevojë të kemi një numër të caktuar të masave që duhet të ndërmerren. Parlamentin e ri dhe Qeverinë e re i presin disa rekomandime të rëndësishme për përmirësimin e administratës publike në Kosovë”, tha Osmani tutje.

Ai nuk është i kënaqur as me përmbushjen e rekomandimeve nga ana e institucioneve, ku thotë se mesatarja nuk kalon më shumë se 39%.

“Niveli i zbatimeve të rekomandimeve tona vazhdon të jetë i ulët pavarësisht një përmirësimi të lehtë. Sepse mesataren në nivel vendi nuk e kalon 39% të rekomandimeve. 1160 rekomandime në qershor të këtij viti dhe jemi në matje të zbatimit të tyre. Por nëse krahasojmë vitet e kaluara nuk jemi të kënaqur dhe pa zbatimin e tyre nuk do të kemi përmirësim të qeverisjes së mirë në Kosovë”, ka thënë ai.

Osmani ka veçuar sektorin e shëndetësisë si njëri prej institucioneve që ka përmbushur më së miri rekomandimet e auditimit, derisa thotë se komunat vazhdojnë të qëndrojnë më keq në zbatimin e tyre.

“Rekomandimet janë të detyrueshme dhe organizatat buxhetore duhet t’i zbatojnë rekomandimet që burojnë në bazë të një procesi dhe auditmit dhe gjendjes faktike të konfirmuara dhe ato përkthen në rekomandime konkrete. Nuk kemi një vlerësim në nivel institucional por që përcjellën trendet e zbatimit të rekomandimeve. Kemi pasur në vitin paraprak një përmirësim të dukshëm në sektorin e shëndetësisë edhe në nivelin qendror dhe lokal në shumicën dërmuese të komunave. Sa i përket administrimit financiar edhe kualitetit të raportimit, kemi një përmirësim të lehtë të menaxhimit të resurseve në këtë sektor. Kemi institucione tjera sidomos në nivel lokal ku komunat qëndrojnë me keq. Zbatimi i rekomandimeve është më i ulët dhe nuk e kalon 25 %”, thotë Osmani duke shtuar se shkeljet më të mëdha të evidentuara janë në prokurorimin publik të nënshkrimi i kontratave.

Derisa thotë ai se bashkëpunimi me prokurorinë është korret dhe institucional.

“Sektori ku ne kemi evidentuar se ka shkelje më të mëdha janë në pjesën e prokurorimit publik të pjesa e nënshkrimit të kontratave se sa të pjesë e ekzekutimit të kontratave. Me sistemin prokurorial në Kosovë kemi një marrëveshje bashkëpunimi ku shkëmbejmë informacione kur ne hasim gjatë punës në teren të auditorëve dhe duhet të adresohen në drejtësi dhe drejtohen atje për trajtim të mëtutjeshëm. Në shumë raste pasi i kemi adresuar kanë filluar aktivitetet dhe ekipet tona të auditimit varësisht prej rastit e institucionit bashkëpunojnë me prokurorët e shtetit për t’i dhënë ekspertizën tonë, pastaj e shohin edhe hetuesit nga Policia e Kosovës. Bashkëpunimi është korrekt dhe institucional”, thotë ai.

“Nuk kam një informacion që është ngritë ndonjë aktakuzë, qëllimi është që të mos ngritën aktakuza por që kur ne hasim informacion dhe dëshmi që mund të jenë në interes të sistemit të drejtësisë t’i adresojmë atje. Ne jemi të përfshirë në debatin që u zhvillua në Kuvendin e Kosovës. Ne nuk e favorizojmë auditimin prej institucionit tonë, nëse kjo ndodhë nga ana e parlamentit dhe zgjidhet një ligj atëherë do ta bëjmë”, thotë tutje.

Osmani potencoi se kanë kapacitet për auditimin e subjekteve politike, por siç thotë ai Kuvendi duhet të nxjerrë një ligj të veçantë.

“Ne kemi kapacitete për auditimin e partive politike, por mendojmë se ende është e rëndësishme se një institucion që është në zhvillim të vrullshëm dhe auditimi në republikën kosovare po e merr peshën e vet mos të prishim këtë trend të integritetit dhe të reputacionit. Do duhej të kishte edhe rregulla të caktuara se di duhet t’i menaxhojnë ato shpenzime. Për çdo vit Kuvendi është i obliguar të zgjedh një kompani të licencuar ndërkombëtarisht për që të bëjë auditimin e pasqyrave vjetore të institucionit të audimit. Janë transparente dhe janë edhe rezultatet në ueb. Atë buxhet që na jep kuvendi ta maksimalizojmë përmes auditimit qenësore”, përfundon ai.

Osmani të arritur të vitit 2019 ka konsideruar anëtarësimin në Zyrën Ndërkombëtare të Auditimit INTOSAI. Sipas tij, kjo organizatë do të ndihmojë që të rishikohen raportet në nivel evropian.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending