Aktuale
Auditori gjen shumë parregullsi në projektet e MIT-it dhe MAShT-it
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka organizuar tryezën në të cilën ka prezantuar raportin e auditimit të performancës “Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2018 – 2020 në sektorin e arsimit dhe të infrastrukturës”.
Vlora Spanca, ndihmëse e Auditorit të Përgjithshëm, tha se gjatë auditimit të këtyre dy ministrive kanë gjetur shumë parregullsi sa i përket planifikimit të projekteve në aspektin financiar, ku shpeshherë kanë bërë projekte me kosto më të lartë se sa ishte vlera e tyre.
“Mangësitë janë që nga planifikimi i objekteve jashtë kompetencave dhe përgjegjësive së ministrive dhe planifikimi i mos analizave të projekteve financiare dhe si pasojë janë mos efikasiteti. Ministria e Financave nuk i ka trajtuar mjaftueshëm kërkesat e organizatave buxhetore si dhe ka vendosur projekte që nuk ishin të bazuara në këste reale. Ministria Infrastrukturës dhe MAShT-i kanë projekte që nuk kanë filluar të zbatohen fare dhe disa të tjera kishin shpenzime më të mëdha se planifikimi”, ka thënë ajo.
Samir Zymberi, drejtor i departamentit të auditimit të performancës dhe TI-së, tha se objektivë ishte vlerësimi i kornizave afatmesme të shpenzimeve 2018/2020.Ai ka thënë se procesi i hartimit të projekteve është përcjell me shuam mangësi
“Auditimi është zhvilluar në MAShT, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Infrastrukturës. Objektivë ishte vlerësimi i kornizave afatmesme të shpenzimeve 2018/2020. Procesi i hartimit është përcjellë me mangësi. Ne presim një proces më cilësor në hartimin e cash vijues dhe një proces më cilësor për vitin e ardhshëm”, ka thënë ai.
Labinot Sadiku, udhëheqës i ekipit tha ZPS-ja nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për“Gjetjet e auditimit tregojnë se objektive strategjike janë adresuar me mangësi. ZPS nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të monitoruar adresimin e objektivave strategjike. Kërkesa e parë buxhetore nga MIT nuk është hartuar plotësisht sipas udhëzimeve për përgatitjen e cash dhe nuk është e unifikuar. MIT nuk kanë aplikuar arsyeshmërinë e projekteve dhe MF-ja nuk ka siguruar se projektet paraqiten në kërkesën e cash-it”, ka thënë ai.Sipas tij vetëm 4 projekte nga 9 në MIT janë përpjekje për realizimin e projekteve strategjike dhe 5 prej tyre nuk ishin objektivë e MIT-it.
“Vetëm 4 nga 9 projekte në MIT janë përpjekje për realizimin e projekteve strategjike, 5 të tjera nuk ishin objektivë e MIT-së, madje 3 prej tyre nuk ishin as përgjegjësi e MIT-së. Përveç projektit të ‘Zgjerimi dhe rehabilitimi i i rrugës magjistrale M9 Prishtinë – Pejë, e cila kishte të bashkangjitur analizën kost-benefit, ndërsa projektet e tjera nuk kishin dokumente të tjera të bashkangjitura në PIP”, ka thënë ai. Ai ka thënë se MAShT-i ka realizuar edhe projekte që nuk kanë qenë në kompetencën e saj.
“MASHT tri projekte nuk kanë dokumente mbështetëse në PIP, ndërtimi i Insititucionit Parashkollor në Klinë nuk janë kompetencë e MAShT-it. Vetëm 21% e projekteve të planifikuar në cash 2018/2020 janë përfshirë në ligjin e buxhetit 2018 të pandryshuara në aspektin financiar””, ka thënë ai.
Arlinda Mustafa-Selmani, udhëheqës i ekipit, tha se MAShT-i, ka pasur vonesa në tekstet shkollore, por janë vërejtur mangësi edhe sa i përket adresimit në kohë të aktiviteteve të saj.
“MAShT nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme që t’i adresojë aktivitetet në kohë. Ka pasur vonesa në tekstet shkollore. Nga trajnimi i mësimdhënësve është marr buxhet dhe kemi parë që ky është realizuar për objektiva të tjera. Hartimi i teksteve shkollore Fillimisht është bërë kërkesë me vlerë prej 3,6 milionë euro po ashtu cash 7,5 mln ndërsa është aprovuar buxhet me vlerë prej 5,6 mln”, ka thënë ajo.