Connect with us

Aktuale

Auditori gjen shkelje në Ujësjellësin “Prishtina”

Published

on

Zyra e Auditimit të Brendshëm (ZAB) në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, në bazë të planit vjetor të punës për vitin 2017, ka kryer Auditimin e Resurseve Njerëzore- Pagat.

Gazeta Monitor ka siguruar Raportin e Auditimit të Brendshëm të “KUR Prishtina”,  në të cilin raport përfshihen politikat, veprimet dhe rezultatet e kësaj kompanie.

Ky Auditim që përfshin periudhën kohore 1 Janar 2016 – Dhjetor 2016, ka gjetur se rekrutimi i punëtorëve për vitin 2016 është kryer në disa raste pa e ofruar dëshminë e përvojës së punës dhe pa kritere të specifikuara qartë të përgatitjes shkollore, shkruan Gazeta Monitor.

Auditimi ka gjetur po ashtu se ka pasur disa kontrata mbi vepër si dhe ka pasur punë të kryera jashtë orarit të punës, gjatë vikendeve dhe gjatë festave.

Nga rezultatet që janë nxjerr nga Auditimi, vërehet se ka pasur mungesë të Planit të Veprimit si pasoj e të cilit nuk janë adresuar plotësisht rekomandimet, nga të cilat prej 10 rekomandimeve është adresuar vetëm 1 plotësisht, 2 pjesërisht dhe 7 nuk janë adresuar ende.

“KUR Prishtina” për vitin 2016 punësoi 16 persona me kritere të pa specifikuara qartë të përgatitjes shkollore

Duke mos arritur menaxhmenti i “KUR Prishtina” të specifikoj qartë përgatitjen shkollore ka ndodhur që në pozitën ku është kërkuar përgatitja e mesme teknike – drejtimi elektro-makineri, të përzgjidhet kandidati që ka ofruar përgatitje të mesme teknike i makinerisë- profili axhustator, pra kualifikim krejt tjetër nga ajo çfarë është kërkuar në konkurs, shkruan Gazeta Monitor.

Nga tërë kjo siç thotë raporti i Auditorit të brendshëm, rezulton që janë përzgjedhur kandidatë të pakualifikuar e po ashtu tregon një mos profesionalizëm të komisionit të seleksionimit të stafit.

Sipas po të njëjtit raport, implikim tjetër ka qenë edhe diskriminimi që i është bërë stafit tjetër profesional.

“KUR Prishtina” punësoi për 2016-ën 18 persona me kontratë në vepër për një  vit

Raporti thekson për periudhën 2016 në “KUR Prishtina”, janë punësuar 18 persona me kontratë mbi vepër. Prej tyre 14 janë punësuar si punëtorë të sigurimit fizik të objekteve të kompanisë. Gjatë kësaj periudhe Auditori ka gjetur se nuk janë respektuar dhe nuk janë zhvilluar të gjitha procedurat e rekrutimit  në përzgjedhjen e kandidatëve çka ka bërë të ketë edhe anashkalim të ligjit të punës neni 8, pika 1 dhe 2.

Të gjithë këta që kanë punuar në “KUR Prishtina” me kontratë në vepër, kanë punuar më shumë se një vit, gjë që është në kundërshtim me ligjin e punës neni 10, pika 6 ku thuhet se:  kontrata për një detyrë specifike, nuk mund të jetë më e gjatë se 120 ditë brenda një viti.

68 mijë euro për punë jashtë orarit

Përkundër që është shtuar numri i punëtorëve nga viti 2015 në vitin 2016 për 16 të punësuar më shumë, punët jashtë orarit, punët gjatë vikendeve dhe punët gjatë festave në të gjitha sektorët e kompanisë, ka pasur rritje te theksuar.

Vetëm për punë jashtë orarit janë paguar 68 mijë e 543.74 euro apo shprehur në përqindje 228.4% më shumë se në vitin paraprak. Ndërsa për punët gjatë vikendit dhe festave zyrtare ka një rritje nga viti 2015 në atë 2016 prej 16 mijë e 359.29 euro apo 25.5 %.

Ndrysh Raportet e Auditimit i bënë çdo kompani publike brenda një viti kalendarit, auditime këto të cilat bëjnë rrjedhën e shpenzimeve dhe si bëhen shpenzimet e parasë publike.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending