Aktuale
ATK mbledh 6.1 milionë të hyra më shumë se janari i 2017-së
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), në muajin janar 2018 ka mbledhur 67 milionë euro, 6.1 milionë euro më shumë se janari i vitit 2017-së, apo 5.3 për qind më shumë.
Kështu u tha gjatë prezantimi i rezultateve për media nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri.
“Gjatë muajit janar 2018, ATK ka mbledhur 67 milionë euro, 6.1 milionë euro më shumë se janari i vitit 2017-së. Shndërruar në përqindje është 5.3 për qind. Nga këto të hyra, 51.4 janë të hyra nga tatimet, ndërsa 15.6 milionë janë nga pensionet”, tha Imeri, përcjell Telegrafi.
Imeri gjithashtu prezantoi dhe të dhënat e tjera nga ATK.
Sipas Imerit, në sistemin e deklarimit elektronik – EDI, gjatë muajit janar-shkurt 2018 janë bërë 301 mijë deklarime dhe janë lëshuar mbi 75 mijë vërtetime tatimore.
Nga forma e re e rimbursimit të kuponëve fiskal, kanë aplikuar 1.84 milionë persona kurse janë rimbursuar 28.6 milionë euro.
Gjatë monitorimit të aktivitetit të lojërave të fatit, në vitin 2017 janë mbyllur 214 subjekte të paligjshme dhe janë shqiptuar mbi 1.3 milionë euro gjoba. Vetëm në vitin 2018 janë mbyllur 40 subjekte të paligjshme të lojërave të fatit dhe janë shqiptuar 213 mijë euro gjoba.
Drejtori Imeri foli edhe për masat disiplinore që janë marr ndaj personelit të ATK-së. Ai tregoi se numri i rasteve që janë iniciuar nga janari i 2017-së deri më sot janë 31 raste. 18 prej tyre janë për shkelje të kodit të etikës, 11 për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe 8 zyrtarë janë për masa disiplinore të shqiptuara nga Komisioni Disiplinor i ATK-së.
-
Infrastrukturë3 days ago
KAWA Group, zyrtarisht do të operoj edhe në kryeqytetin britanik
-
Aktuale1 day ago
KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rrugë e re në Prishtinë, nga “1 Tetori” tek “Isa Kastrati”, vlera afro një gjysmë milioni euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor
-
Infrastrukturë2 days ago
Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit
-
Aktuale3 days ago
Ish-drejtori i Njësisë së Auditimit në Ministrinë e Infrastrukturës akuzohet se bëri raport në favor të “Sallahu” SH.P.K
-
Infrastrukturë2 days ago
BE miraton një kredi prej 325 milionë eurosh për rinovimin e linjës hekurudhore në Shqipëri
-
Infrastrukturë3 days ago
Naftëtarët kosovarë thonë se janë drejt falimentimit, kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë për çmimet