Aktuale
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës kërkon mobilizimin e arkitektëve dhe inxhinierëve
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës u bën thirrje të gjithë arkitektëve dhe inxhinierëve të paraqiten në ndihmë në situatën e krijuar nga shkatërrimet e tërmetit në Shqipëri.
“Sot ishim deshmitarë të gjendjes dramatike ne Durrës e rrethinë, e cila, fatkeqësisht rezultoi me pasoja të fatale në njerëz, e me shumë dëme materiale. Në këtë situatë, shumë ndërtesa duhet të vlerësohen në aspektin e qëndrueshmërisë konstruktive, përpara se të rekomandohet ri-kthimi i banorëve”, kanë njoftuar nga Asociacioni i Arkitektëve.
Sipas tyre, ata që janë të gatshëm të ndihmojnë mund të lajmërohen në emailin: administrata@a-a-k.org , apo edhe në numrin e telefonit 044 210 333, në mënyrë që të bëhet organizmi i nevojshëm për këtë rast.
“Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës iu bën thirrje të gjithë Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Ndërtimit të cilët janë të gatshëm që të kontribuojnë dhe asistojnë në mënyrë vullnetare në këtë proces, që të lajmërohen në adresën e emailit administrata@a-a-k.org ose në numrin e telefonit te 044 210 333, në menyre që të organizohet ndihma shumë e nevojshme në ketë rast”.
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ka njoftuar se janë në kontakt edhe me Asociacionin e Arkitektëve të Shqipërisë.
“Aktualisht jemi ne kontakt me Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë dhe ne pritje te udhezimeve per veprim. Falenderojme kolegun Visar Geci i cili eshte paraqitur vullnetar ne a-a-k per organizim te grupit per asistence profesionale”, kanë njoftuar ata.