Aktuale
Ashensori vertikal me pedale
Kohëve të fundit është bërë trend zbulimi dhe përdorimi i metodave të ndryshme për ta bërë një ndërtesë sa më efiçiente me qëllim reduktimin e kostos së energjisë. Më poshtë mund të shihni një ashensor vertikal me pedale. Shpikur nga Elena Larriba dhe Jon Garcia të cilët e quajtën Vycle, që paraqet një alternativë eko-miqësore ndaj ashensorëve e që për të kryer funksionin e saj kërkon vetëm fuqinë tuaj të muskujve .
Bazuar në dizajnin e biçikletës , Vycle nuk kërkon punë të zellshme pasi që përdor një sistem të përshtatur të biçikletave që ju lejon të mbani peshën tuaj deri në katin e ardhshëm duke pedaluar.
Shpikësit e saj e kanë përshkruar si një “sistem I transportit vertikal për njerëzit në qytetet tona që janë gjithmonë në rritje “. Përderisa instalimi i saj në ndërtesa të larta është është shumë skeptik , paraqet një ide briliante për ndërtesat më të ulëta dhe si një shtesë për ndërtesat e vjetra të cilat nuk posedojnë ashensorë. Imagjinoni të jeni në gjendje të bartni çantat tuaja të blerjeve në katin e tretë pa pasur nevojë t’i zvarritni shkallët. Sigurisht, gjithçka duket më argëtuese sese t’i ngjitni shkallët.
Kompania jep disa mënyra të ndryshme që mund të përfitoni nga instalimi I Vycle-s. Së pari, kur instalohet Vycle vepron jo vetëm si një metodë transporti , por si mënyrë për të përforcuar vlerat ekologjike. Ajo gjithashtu përmirëson mirëqenien dhe përshtatshmërinë e punonjësve.
Vycle po ashtu mund të jetë shumë e dobishme si një “ashensor” lëvizës për vendndërtim duke lëvizur poshtë e lart brenda strukturës së ndërtimit. Vycle paraqet një alternativë më të mirë se shkallët e gjata që përdoren në ndërtim që mund t’i ofrojë përdoruesit një mënyrë më të qëndrueshme dhe më të sigurtë për të kryer punën në skele, vinça apo kulla të transmetimit. Kjo do të ndikonte në zvogëlimin e dukshëm të aksidenteve që lidhen me skele dhe përdorimin e shkallëve në vend.
Shpikja e madhe u zhvillua si pjesë e studimeve të Elenës në Kolegjin Imperial dhe Kolegjin Mbretëror të Artit, në bashkëpunim me inxhinierin Jon Garcia. Ata janë aktualisht në kërkim të investitorëve dhe mbështetësve për ta vazhduar projektin.
You must be logged in to post a comment Login