Connect with us

Aktuale

Asfaltohet rruga “Shaban Gashi” dhe rrugicat përreth në Ferizaj

Published

on

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu doli bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi për të parë nga afër asfaltimin që po bëhet në rrugën “Shaban Gashi” dhe rrugicat përreth.

Ky projekt që kishte pritur një kohë të gjatë të ndodh mori përfundimin e duhur me insistimin e të parit të Ferizajt, Agim Aliu që ky projekt të përfundohet sa më parë në mënyrë që qytetarëve të kësaj zone të mos i zgjatet vuajtja edhe më shumë ngaqë ka disa vite që është pritur nga banorët ky investim. Punime cilësore dhe përmbyllja e ciklit të investimeve infrastrukturore në këtë zonë, përgjatë rrugës “Rexhep Bislimi” ishte zotimi i Kryetarit të Komunës së Ferizajt, i cili u shpreh se ishte ai që kishte futur në projeksionet buxhetore investimet në këtë lagje, si ato të kanalizimit, ujësjellësit porse tashmë të kompletuara edhe me asfaltimin e rrugës.

“Së pari më vjen mirë që sot jam këtu për arsye që këta qytetarë kanë pritur një kohë të gjatë dhe ajo që unë dua të them më këtë rast është se këtu kam qenë para 6 vitesh dhe kur kam qenë para gjashtë vitesh kam parë që kjo lagje nuk ka të bëj asgjë me atë që është pjesë e qytetit dhe duke qenë kështu kam pas përgatitur projektin e kanalizimit sepse ka qenë një gjendje shumë e rëndë dhe e kemi realizuar, por në vazhdën e projekteve që kanë të bëjnë me këtë zonë, unë kam pas planifikuar edhe rrugën “Rexhep Bislmi” që po ashtu lidhet me këtë lagje, pastaj çështjet e ujësjellësit, kanalizimit kjo shumë ka qenë diku mbi 5 milionë euro në bashkëpunim me qeverinë zvicerane dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Ishte e projektuar që të vazhdonte edhe asfaltimi i kësaj lagje dhe lagjeve të tjera që ishin lidhje me rrugën “Rexhep Bislimi”, mirëpo është për të ardhur keq që nuk kanë pasur vëmendjen e duhur zonat urbane në të kaluarën”, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt.

“Por ja që po e përmbyllim me këtë investim dhe jam shumë i lumtur që po e përmbyllim dhe më vjen shumë keq vërtet për qytetarët e kësaj zone që kanë pritur kaq gjatë, por unë edhe atëherë para 5-6 vitesh isha zotuar se do të përfundoj infrastrukturën në këtë pjesë dhe ja erdhi momenti që vërtet të ndihem i kënaqur që më në fund po e përfundojmë infrastrukturën në këtë pjesë, në rrugën “Shaban Gashi” që është e ndarë në dy pjesë, vlera e investimit është diku mbi 70 mijë euro, por investimet në këtë zonë do të vazhdojnë sepse ju tashmë e dini që ne jemi të fokusuar në zonën urbane, zona të cilat ishin lënë anash dhe ju e shihni që rrugët tona janë shumë të papastërta, pikërisht për faktin se në zonat urbane nuk ka qenë vëmendja e duhur e trajtimit të projekteve që duhet të ndodhin. Ne do ta bëjmë trajtimin e duhur dhe praktikisht do të përfundoj ky cikël i investimeve ashtu siç kemi potencuar me planifikimet tona, sivjet do të trajtohen 127 rrugë, ndërsa pjesa tjetër do të jenë në vitin 2019” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Në territorin e Ferizajt po zhvillohen dhjetëra projekte infrastrukturore, veçanërisht në zonën urbane që këtë të fundit ta kthej në një hapësirë funksionale, me infrastrukturën e nevojshme, ashtu siç do të duhej të ishte zona urbane, paçka deri pak muaj më parë i ka munguar vëmendja nga qeverisja lokale. /KosovaPress/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending