Featured
Asfaltohen rrugët në lagjet e disa fshatrave të Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar fshatrat Balloc dhe Lladoc, ku ka përcjell nga afër punimet në asfaltimin e rrugës, e cila lidh kë to dy fshatra dhe rrugëve të tjera në disa lagje të Ballocit, njofotn kumtesa komunale.
Është bërë asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Balloc dhe Lladoc të Podujevës. Për të përcjell nga afër punët në asfaltimin e kësaj rruge dhe disa rrugëve tjera, Kryetari i Komunës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Ambientit, Hamdi Jaha, ka vizituar këto dy fshatra.
Me këtë rast, Veliu tha se ndërtimi i infrastrukturës rrugore vazhdon të jetë prioritet në investimet kapitale të Komunës.
Krahas rrugës që lidh fshatrat Balloc dhe Lladoc, janë asfaltuar edhe rrugë të tjera në lagjet Sheholli, Kaçanolli dhe Tovërlani në fshatin Balloc, në një gjatësi prej rreth 1.5km.
Gjatë ditëve të fundit është bërë edhe asfaltimi i rrugëve në lagje të fshatrave Llapashticë, Letanc dhe Revuç.
