Featured
Asfaltohen disa rrugë në Letanoc të Podujevës
Asfaltimi i rrugëve në Kosovë mori hova par zgjedhjeve, qoftë me kritere apo pa to. Mirëpo, rrugë po shtrohen edhe tani pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Disa janë duke u asfaltuar në fshatin Letanoc të Podujevës.
E, punët për asfaltimin e këtyre rrugëve sot i inspektoi edhe i pari i kësaj komune, Agim Veliu.
Siç ka thënë Veliu përmes një postimi në facebook, asfaltimi i këtyre rrugëve do të pasojë edhe me disa investime tjera.
“Sot, në Letanc përcolla nga afër realizimin e punimeve në asfaltimin e disa rrugicave të këtij fshati. Asfaltimi i këtyre rrugëve do të pasohet me investime në kompletimin e infrastrukturës, për të vazhduar me ndërtimin e trotuareve dhe shtrirjen e ndriçimit publik, si dhe projekte të tjera të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka shkruara Veliu, derisa ka publikuar edhe disa foto të këtyre rrugëve.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)