Aktuale
As pas 6 viteve nuk restaurohet xhamia qindra vjeçare në Skenderaj

Në Syriganë të Skenderajt është mbyllur xhamia që gjashtë vjet.
Qysh nga fëmijëri Mehmet Murataj nuk iu nda derës së kësaj xhamie. Por tash e gjashtë vite atij po i pamundësohet kryerja e obligimeve fetare në këtë aty. Objekti qindra vjeçar u dëmtua, duke mbyllur kështu edhe dyertë për xhematin e fshatit.
Lënia në gjendje të shkatërruar të xhamisë prej vitesh është e papranueshme për 78 vjeçarin.
Ai nxjerr fajtorin kryesor Bashkësinë Islame duke thënë se ata duhet të dinë që kanë xhaminë pa kulm.
Në një situatë të tillë banorët të premten falën xhumanë në xhamitë e fshatrave në afërsi.
Në fakt një projekt për restaurimin e xhamisë ishte nisur para 6 vitesh por punimet ishin ndërprerë pas 5 ditësh pa ndonjë shpjegim.
Bartëse e projektit ishte Ministria e Kulturës, ndërsa objektit të trashëgimisë kulturore i ishte hequr vetëm çatia.
“Ministria e Kulturës i ka ndarë 20 mijë euro për to”, tha njëri prej banorëve.
Ndërsa që banorët thonë të mos dinë se ku u avulluan ato para imami i xhamisë drejton akuza ndaj Ministrisë së kreu punime pa dijeninë e Bashkësisë Islame.
Zyrtarja e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKRS Vjollca Aliu, i ka thënë klankosovës që projektit i viti t2012 ishte i natyrës emergjente por që gjatë procesit është dokumentar se ndërtesa ka nevoja më specifike.
Ndërsa ishte miratuar edhe një plan i tillë por që në atë botë nuk gjeti realizim shkaku i kushteve atmosferike.
Aliu nuk shpjegoi pse puna nuk ishte vazhduar pas përmirësimit të kushteve. Por mohon që BIK të mos ketë qenë për punimet e kryera në këtë xhami.
