Connect with us

Arkitekturë

ARTEC, studio kosovare e arkitekturës që triumfoi mbi 110 mijë studio tjera botërore

Published

on

Ky është ambienti i një kafiterie në kryeqytet, i mbushur me detaje. E, ky enterier e bëri një studio kosovare të arkitekturës të triumfojë në mesin e 110 mijë të tillave  në gjithë botën.

Studio e Arkitekturës “Artec” ka arritur të marr dy çmime të rëndësishme nga revista prestigjioze BUILD, në bazë të monitorimit që u bëhet studiove të arkitekturës. Kompania më e mirë për arkitekturë sipërore në fushën e banimit, në Evropën Juglindore dhe Projekti më i mirë në kategorinë e zinxhirëve hotelierike në Evropë. Arkitektët e kosovarë çmimin e  parë e kanë fituar projektet në përgjithësi, ndërsa çmimi për zingjirin hotelerik me projektin e Barista’s Coffe Shop.

Për t’i krijuar këto projekte ka punuar një grup arkitektësh nga “Artec”, por me një në krye. Arkitekti Ilir Lloncari ka treguar se si ka ardhur deri te këto çmime dhe se pse revista prestigjioze vlerësoi projektet e tyre.

“Ajo që neve na ka lënë shumë mbresa është që ne nuk kemi konkuru fare për ato çmime. Ato çmime revista siç dihet I jep në mënyrë të pavarur mbi idenë që ata i percjellin diku 110 mijë firma të arkitekturës në botë. Kjo ka qenë një aprovim i punës tonë edhe një aprovim i rrugës të cilën ne jemi duke e ndjekur, e që është shumë e rëndësishme për neve për shkak se edhe qasjen ndaj projekteve ne e kemi pasur gjithmonë pak më jo të zakonshme. Nuk I kemi ndjekur tredet kurrë, gjithmonë kemi kriju projekte unike të cilat kanë qenë të projektuara enkas për profilin, personin, biznesin”, tha Ilir Llonçari.

Këto çmime do të publikohen në muajin mars të këtij viti në këtë revistë. Por, çfarë do të përmbajë ky publikim studioja e arkitekturës nuk është njoftuar.

“Një send që jemi të sigurt që publikohet është që publikohet kompania jonë në revistë edhe tregohet për çka jemi përzgjedhë, pjesa tjetër mbetet në dorën e tyre për shkak se ata në mënyrë autonome vendosin si për çmimin ashtu edhe për pjesën tjetër. Ajo edhe për neve mbetet me e pa se si do të vazhdojë dhe si do të zhvillohet tutje”, shprehet ai.

E, detajet unike dhe mënyra e veçantë e punës kanë bërë që projektet e kosovare të bindin përzgjedhësit e BUILD.

“Lokali “Baristas” është nëj local I cili si temë e ka Piet Mondrianin, Lokali është I punuar në atë formë që dominojnë shumë ngjyrat e plota komplementare. Tavolinat janë të gjitha të dekoruara me punime të Mondrianit, ndërsa ka shumë materiale”, tha ai.

Ndërsa sa i përket objekteve të banimit, ARTEC ka projektuar objekt me një njësi modulare.

”Objektet e banimit projektohen në një njësi modulare e cila me multiplikimin e tyre si në nivel vertikal ashtu edhe horizontal mundet me kriju hapësira të ndryshme të banimit. Ideja e këtij projekti është se ne mund të krijojmë edhe “shtëpi” brenda banesës”, tregon Llonçari.

Derisa projekte të shumta dhe të veçanta i dhurohen arkitekturës së vendin, pavarësisht kësaj turizmi arkitekturor në Kosovë po mungon.

“Ne ende nuk kemi vendosur një bosht të arkitekturës tonë ose çfarë duam të arrijmë apo ku do të nisemi. Sa I përket turizmit arkitekturor, nuk e kemi. I kemi disa objekte të arkitekturës të kohës së Jugosllavisë të cilat janë me vlera të pamohueshme të cilat tash mendoj që vetëm mundemi me e pasë një ëndërr me i realizu të tilla”, tha arkitekti Ilir Llonçari.

Fokusi në formësimin e objekteve në Kosovë po shkon tek fasade jashtme, duke mos i kushtuar rëndësinë e duhur ambientit të brendshëm të objektit.

Mirëpo, sipas Lloncarit në vendin tonë arkitektura po përparon, por problem mbetet urbanizmi e objektet e mira mbeten pa u vrenjtë si pasojë e ndërtimeve të shumta.

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending