Connect with us

Featured

Arrihet marrëveshja me koncesionarin për “Rrugën e Kombit”, 100 lekë për kuksianët

Published

on

Banorët e Kukësit do të paguajnë 100 lekë të rinj për një kalim në Rrugën e Kombit, ndërsa tarifimi do të fillojë menjëherë pas sezonit turistik. Pas bisedimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e biznesit të Kosovës dhe Shqipërisë, duket se qeveria ka pranuar propozimin e tyre për të shtyrë rinisjen e zbatimit të tarifës në Rrugën e Kombit pas përfundimit të sezonit turistik.

Është rënë dakord që kalimi me pagesë të nisë më 17 shtator. Mësohet se mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare është arritur marrëveshja pas negociatave 60-ditore, që pas protestës së banorëve të Kukësit në pikën e pagesës së tarifës së Rrugës së Kombit.

Janë disa kategori që do të përfitojnë çmime të reduktuara ose preferenciale gjatë kalimit të tyre në rrugën Milot-Morinë.

Privilegjin më të madh do ta kenë të gjitha automjetet e regjistruara në qarkun e Kukësit, të cilat do të paguajnë një tarifë prej 100 lekë me TVSH për një kalim. Përdoruesit e qarkut të Kukësit do të kenë mundësi të blejnë një abone, të cilën do ta paraqesin në sportelin elektronik të postbllokut dhe kjo abone do të vlejë për 44 kalime në muaj me këtë tarifë të reduktuar.

Por reduktim tarife do të ketë gjithashtu edhe për linjat e transportit publik, që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit. Tarifa e tyre e kalimit do të jetë gjithashtu 100 lekë me TVSH për një kalim. Një tjetër kategori që përfiton nga reduktimi i tarifës, janë dhe përdoruesit e shpeshtë të rrugës, ku përfshihen qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, të cilët e përdorin aksin rrugor në mënyrë të vazhdueshme.

Duket se negociata që është arritur mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare do të përfshijë dhe bonuse për ata që e përdorin më shpesh rrugën. Reduktim të tarifës do të ketë edhe për ata pronarë automjetesh apo kompani që e përdorin më shpesh rrugën, pavarësisht nëse janë qytetarë të qarkut të Kukësit apo të Republikës së Kosovës. Edhe për ata do të ketë reduktim në tarifë.

Fatura për politikat lehtësuese do t’i kalojë buxhetit të shtetit, i cili për 30 vite mësohet se do t’i paguajë koncesionarit 48.5 milionë euro, shkruan ‘Panorama’.

Më 31 mars, banorë të qarkut Kukës protestuan në pikën e re të pagesës së tarifës së Rrugës së Kombit, e cila sapo kishte nisur nga puna, në zbatim të marrëveshjes koncesionare të qeverisë me një kompani vendase. Protestuesit u përplasën me Policinë, me pasojë djegien e sporteleve të pagesës dhe duke e nxjerrë jashtë përdorimit sportelin.

Pas protestës pati të arrestuar, disa prej të cilëve ndodhen ende në burg, ndërsa qeveria kërkoi ndjesë për mungesën e sqarimit dhe komunikimit me banorët që prekeshin nga kjo tarifë. Kryeministri Rama premtoi se brenda 60 ditëve, qeveria do të paraqesë para banorëve tarifën e re për banorët e qarkut të Kukësit, por u shpreh i vendosur se të gjithë do të paguajnë për përdorimin e autostradës Milot-Morinë.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending