Featured
Arredimi i shtëpisë, 5 gabime që duhet t’i shmangni

Kur zgjidhni dizajnimin e shtëpisë ka disa gabime të cilat është mirë t’i evitoni por që në fakt të shumtë janë ata që i bëjnë. Përse? Ndonjëherë kjo ndodh për faj të nxitimit për të bërë ambientin më të bukur dhe funksional, herë të tjera merrni mendimin e njerëzve të gabuar etj.
Ja cilat janë 5 gabimet më të zakonshme për të evituar kur arredoni shtëpinë.
- Të arredoni çdo gjë para se futeni ne shtëpi
Kur keni në mendje për të blerë shtëpi dhe e keni vendosur se cilën do merrni, përfundoni duke shfletuar mijëra katalogë apo kaloni ditë të tëra në dyqanet për arredimet e shtëpisë duke menduar se si të mbushni çdo dhomë. Nuk ka gjë të gabuar nëse merrni disa ide, por të blini të gjitha mobiliet para se të futeni në shtëpi është diçka e gabuar. Vetëm duke jetuar do të kuptoni se çfarë është e nevojshme për ju, si t’i menaxhoni sa më mirë hapësirat etj. Kështu bëni kujdes dhe tregohuni të matur.
- Të arredoni shtëpinë si në revista
Sa herë keni parë revista të cilat ju tregojnë shtëpi ëndrrash, ku çdo gjë është e re dhe e shkëlqyeshme? Është aq perfekte sa duket sikur të ishte një muze. Është shumë e bukur dhe kjo nuk ka vend për dyshim dhe askush nuk ju ndalon të arredoni çdo dhomë me një pamje glamuroze dhe në trend, por mos harroni se shtëpia është vendi ku do të kaloni jetën kështu që duhet të jetë edhe funksionale.
- Të nënvlerësoni ndriçimin
Keni vendosur për ndriçimin? Shtëpia juaj është e ndriçuar mjaftueshëm? Ka diell gjatë ditës? Këto janë pyetjet që duhet ti bëni vetes, sepse kjo është diçka shumë e rëndësishme. Duhet ta zgjidhni në bazë të hapësirës dhe ndriçimin e duhur në dhoma dhe në pikat ku ka pak ndriçim natyral.
- Të gaboni me kombinimin e ngjyrave
Nuancat e ngjyrave janë të shumta dhe është mirë të kuptoni si do ti kombinoni ato. Të përzieni nuanca të ndryshme, të ftohta dhe të ngrohta, të zbehta dhe energjike nuk është e gabuar, por bëni kujdes të mos e teproni sepse kështu do të rrezikoni të krijoni kombinime ngjyrash të cilat do t’ju lodhin.
- Të përzieni shumë stile të ndryshme
Pas ngjyrave, nuk mund të mungojë dhe mënyra e arredimit të shtëpisë. Nëse keni menduar për të arreduar shtëpinë në stilin industrial mund të shtoni edhe diçka në stilin “shabby” por sa për ti dhënë shtëpisë një pamje moderne. Të përzieni shumë stile te ndryshme do të rrezikoni të bëni shtëpinë shume kaotike dhe me një pamje të shëmtuar.
