Aktuale
“Arquitectura-G” ndërton shtëpi moderne, prapa mureve të shkatërruara prej guri

Studio e njohur e arkitekturës “Arquitectura-G”, çdo herë vjen me diçka inovative dhe unike. E veçuar për aftësinë e saj, për transformimin e objekteve të vjetra në hapësira bashkëkohore, pa dalur nga konteksti i tyre, kjo firmë edhe një herë e ka dëshmuar veten në këtë gjë.
“Arquitectura-G” ka krijuar një shtëpi të re brenda mureve të vjetra e gjysmë të rrënuara, në fshatin mesjetar të Palau-Satorit, në Spanjë.

Në këtë hapësirë pothuajse të gjitha ndërtesat janë të krijuara nga guri, si material kryesor, por që pa restaurim këto objekte vit pas viti kanë filluar të shkatërrohen, transmeton Ndërtimi.info.
Fima me bazë në Barcelonë, e ringjalli vendin duke respektuar kontekstin e saj të ndjeshëm historik. Ndërtesa e re, e quajtur shtëpia “Single Family”, është ngritur brenda mureve ekzistuese, të cilat me shumë delikatesë u ruajtën.

Në katin e parë, dhomat e gjumit dhe një tualet janë të pozicionuar në të dy anët e sallës qendrore. Në njërën nga dhomat e gjumit ka shtretër të thjeshtë me dysheme druri dhe përmbanë një dritare pranë së cilës gjenden shkallët që mundësojnë të shihet pjesa e jashtme e objektit, me muret antike.

Projektet e mëparshme të rinovimit të firmës “Arquitectura-G” përfshijnë transformimin e një shtëpie në fshat, në një shtëpi familjare me një kuzhinë të mbuluar me pllaka unike dhe pishinë të izoluar.
Studio gjithashtu rinovoi një apartament të Barcelonës i cili poashtu në atë kohë tërhoqi vëmendjen e shumë personave./Ndërtimi.info/


