Aktuale
“Armatek”, fabrika që mbanë fronin për armaturë
“Me kohë normalisht duhet me ndjek trendin, duhet me rritë kualitetin, duhet me rritë shpejtësinë, prandaj edhe nevojat e tregut kanë dashtë që ne të kërkojmë teknologji të reja dhe këto të fundit janë fjala e fundit e teknologjisë. Unë besoj që me rritjen e tregut, me kërkesat e tregut, ne prapë duhet të investojmë dhe të sjellim makina të reja”.
Kjo ishte deklarata e një prej përfaqësuesve të kompanisë “Armatek” një vit më parë. Mirëpo, fjala e tyre për avancim teknologjik është mbajtur.
Fabrika e armaturës së lakuar “Armatek” makinerinë më e vjetër e ka të vitit 2018, kurse më e reja natyrisht e këtij vitit, 2019.
Labinot Kameri nga “Armatek” tregon për këtë zhvillim brenda kompanisë.
“ Kjo është teknologjia e re që ka mbërri në kompaninë tonë, që është një teknologji të cilën ne e kemi synuar qysh më herët. Në 2018 e kemi dhënë një premtim që do të investojmë dhe nuk kemi me u ndal me investime të reja dhe teknologji të re, për me qenë në hap me teknikën, me formën e punës, qysh punohet në Evropë me qenë e njëjta edhe tek ne. Makineria e re është i vitit të fundit, 2019 që është prodhu dhe është instalu e lëshu në punë para një muaji, është nga prodhuesi Italian “Shnell”, e cila ka ardh dhe i ka bërë trajnimet e stafit se si me përdorë. Neve na ka lehtësua punën shumë, e kemi rritë kapacitetin me investim në këtë pajisje. Sot jemi të gatshëm me i furnizu klientët me 24 pilota brenda 24 orëve ”, tha ai.
Një masë e madhe e kësaj industrie janë furnizuar rregullisht me lëndë të parë nga Serbia dhe Bosnjës e Hercegovinës. Por, për “Armatek” është një tregim tjetër.
“ Realisht ‘Armatek’ tre vjetët e fundit nuk është që është furnizu nga Serbia dhe Bosnja, kemi pas alternativa tjera. Mirëpo, me taksën ne jemi forcuar më tepër në treg dhe jemi duke u furnizuar direkt nga prodhues tjerë evropian si Italia, Turqia dhe Greqia. Realisht nashta pak na ka sforcu, na ka vy në provë sepse kontrata tash i bëjnë për sasi më të mëdha, për shkak të transportit, e shfrytëzojmë transportin detar. Por, jemi mbledh dhe jemi shumë në rregull me këtë furnizim”, shtoi ai.
Me ritmin e zhvillimit të kësaj kompanie është rritur edhe numri i punëtorëve profesionistë.
“ Kemi rritë staf. Më tepër nashta na u është dashtë me rrit stafin e inxhinierëve, që lidhen direkt me klientin, me i rregullu problemet e klientëve gjatë prorosive. Ndërsa, kemi shtu transportin, sepse njihemi si kompani që i bëjnë dërgesat më të shpejta, në kohë rekord dhe asaj mundohemi t’i rrimë gati sepse koha sot është gjithçka për secilin”, tha Kameri.