Arkitekturë
Arkitketët kërkojnë të merren masa të menjëhershme ndaj ndryshimeve klimatike

Arkitektët më me zë në botë kanë bërë thirrje që të ndërmerren masa të menjëhershme për të parandaluar ndryshimet klimatike dhe humbjen e biodiversitetit.
Grupi i arkitektëve përfshinë studiot “Foster+Partners”, “David Chipperfield Architects” dhe “Zaha Hadid Architects”, e deri tani numri i studiove përkrahëse të kësaj iniciative ka shkuar në 69, transmeton Ndërtimi.info.
Ata po kërkojnë që të adoptohet një dizajn më bashkëpunues me natyrën dhe të gjenden metoda sa më funksionale për t’iu dalë ballë ndryshimeve klimatike. Poashtu kërkohet edhe përmirësimi i ndërtesave ekzistuese.
Kërcënimi i paraqitur për njerëzimin nga ndryshimet klimatike “nuk ka qenë kurrë kaq shumë serioz” dhe duhet të shtyjë bashkësinë ndërkombëtare “të bëjë shumë më tepër”, ishte thënë në konferencën e OKB-së, mbi ndryshimet klimatike, që u mbajt muaj më parë.
“Ndikimi i ndryshimeve klimatike nuk ka qenë kurrë kaq i rëndë, gjë që na tregon se ne duhet të bëjmë shumë më tepër: COP24 duhet të bëjë të mundur”, ishte thënë ndër të tjera në këtë konferencë.
Nxehja e oqeaneve është nënvlerësuar ndjeshëm këto 25 vitet e fundit, tregon studimi më i fundit mbi ndryshimet e klimës, sipas të cilit, detet kanë thithur 60% më shumë nxehtësi nga sa mendohej deri tani.
Kjo, sipas shkencëtarëve, nënkupton se Toka është më e ndjeshme ndaj emetimeve të fosileve të karbonit sesa kanë vlerësuar ekspertët. Një situatë e tillë mund ta vështirësojë mbajtjen e ngrohjes globale në nivele të sigurta. Sipas vlerësimit të fundit të Panelit Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC), oqeanet e botës kanë marrë mbi 90% të nxehtësisë së tepërt të bllokuar nga gazrat me efekt serrë.
Por, ky studim i ri thotë se çdo vit, për çerek shekullin e fundit, ne kemi çuar praktikisht në det rreth 150 herë sasinë e energjisë që përdoret për të gjeneruar energji elektrike në nivel global, çka do të thotë 60% më shumë se vlerësimet e mëparshme. Ky, thonë kërkuesit, është problem shumë i madh.
Parashikimet e tyre rreth nivelit të ngrohjes së tokës, shkencëtarët i llogarisin duke shtuar nxehtësinë e tepërt që prodhohet nga sasia e gazeve serrë të emetuara nga aktivitetit njerëzor.
Kjo përllogaritje e re tregon se shumë më tepër nxehtësi sesa mendonim se po shkonte në oqeane. Por, kjo gjithashtu do të thotë se shumë më tepër nxehtësi nga sa menduam është gjeneruar nga gazrat e ngrohjes që kemi emetuar./Ndërtimi.info/
