Connect with us

Aktuale

Arkitekturë hyjnore: Kishat më mahnitëse të Amerikës

Published

on

Kishat në Amerikë janë shumë të vjetra. Kanë kaluar rreth 400 vjet që nga ndërtimi i kishës së parë, që quhet San Miguel dhe ndodhet në qendër të qytetit Santa Fe.

Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shtëpia e një sërë kishave, duke nisur që nga më e madhja në botë , edhe pse ka banorë nga qytetërime të ndryshme. Numri i saktë i kishave arrin deri në 300.000 dhe duke u krahasuar me katedralet e vjetra në Europë dhe kishat e lashta në etiopiane, kishat në Amerikë janë më të mëdhatë dhe më të bukurat. Kështu që, ia vlen të bëni një udhëtim për të parë të gjitha këto kisha të mrekullueshme.

Bazilika e Katedrales së Shën Luigjit në Misuri

Mbi 41 milion pllaka me ngjyra të ndryshme shkëlqejnë në të gjithë bazilikën e Katedrales së Shën Louis, një nga koleksionet më të mëdha në botë të vendeve mozaik. E ndërtuar ndërmjet viteve 1907 dhe 1914, bazilika romane dhe ajo bizantine është një mrekulli në çdo këndvështrim të saj.

Katedralja e Shën Patrisit, Nju Jork

Duke mirëpritur mbi 5 milion njerëz çdo vit, Katedralja e Shën Patrisit përmban dy dizenjo të veçanta, një dritare të madhe trëndafilash, mbi 2800 dritare qelqi me ngjyra dhe 21 altarë.

Kisha ndërkombëtare e Uashington

Mozaikë, xhami të mëdhenj, skulptura dhe 80 ndërtesa të vogla që mbushin Kishën e madhe të Uashingtonit është një nga kishat më të mëdha në Amerikën e Veriut.

Kapela e Kryqit të Shenjtë, Sedona Arizonë

Skulptori Marguerite Brunswig Staude fillimisht kishin si synim të ndryshonin kapitullin e ndërtimit të kishave si në vitin 1950. E ndërtuar me xham dhe beton kjo kishë është tepër e veçantë dhe zakonisht vizitorët shkojnë të hënave për të ndezur një qiri e për të thënë lutjet e tyre.

“Kisha e qelqit” ndodhet në Rancho Palos Verdes, California

E krijuar nga arkitekti Frank Lloyd Wright Jr dhe djali i tij Eric, kjo kishë është me mure prej xhami dhe është cilësuar nga vizitorët si një vend paqeje. Merrni kohë dhe vizitojeni këtë vend reflektimi.

Katedralja-Bazilika e Shën Luigjit, Los Angelos

E ndërtuar për herë të parë në vitin 1727 dhe njihet si monumenti më i famshëm në Sheshin Jackson të Nju Orlans, gjithashtu edhe katedralja më e vjetër në SHBA. Dhjetë dritaret e qelqit me ngjyra të ndryshme tregojnë momente nga jeta e mbretit të Francës, St. Louis IX.

Katedralja e Shën Gjon Pagëzuesit, Xhorxhia.

Shkrimtari i famshëm grotesk, Flannery O’Connor u rrit në sheshin e Katedrales së Shën Gjon Pagëzuesit, një ndër kishat gotike më të famshme në Amerikë. Kisha në brendësi përmban katër altarë me mermerë italianë, të cilët janë rrethuar nga tavane me yje blu dhe 700 dritare austriake me ngjyra.

Kisha e Shën Josaphat, Milwaukee

E ndërtuar nga materialet e mbetura të Zyrës së Postës dhe zyrës së doganës së Chicikagos, bazilika e shekullit të 19-të shërben si qendra më e madhe e të krishterëve në Amerikën e Veriut. Për vizitorët është e hapur çdo të diel.

Katedralja e Sakramentit të Bekuar, Kalifornia

E ndërtuar nëpërmjet viteve 1848–1855, Katedralja e Sakramentit të Bekuar është një nga katedralet më të mëdha në perëndim të lumit Misisipi. Shandanët që qëndrojnë mbi altarin e kishës mbështeten tek një tavan i ndërtuar me rreth 2000 pllaka në ngjyra të ndryshme.

Katedralja e Shën Gjonit Hyjnor, Nju Jork

Kisha e Shën Gjonit Hynor, nuk është vetëm një ndër katedralet më të mëdha në botë, por në brendësi të saj do të gjejmë ende një sërë shërbimesh, si organo që krijojnë muzikë për vizitorët, një kuzhinë me kapacitet për të ushqyer 25.000 persona dhe një laborator të krijimit të tekstileve me famë botërore.

Katedralja e Krishtit të ndriçuar, Oakland

E ndërtuar prej çeliku, trarë bredhi të lëmuar dhe një mijë dritare të mëdha dhe mbi altar gjenden 94.000 vrima të vogla ku mund të futet dielli e kështu formohet hija e Krishtit brenda kishës.

Kisha Greko-Katolike e Shën Joseph the Betrothed, Çikago

Kisha Katolike Greke ka një model tradicional Bizantin me trembëdhjetë kupola ari dhe ikonografi të punuar me dorë. Gjithashtu, muret janë të veshura me artefakte të ndryshme.

Kisha Katolike e Shën Gjonit Baptist,Teksas

Kisha e famshme të pikturuara në Teksasin Qendror, të cilat mbajnë një sërë artefaktesh shumë të rëndësishme dhe të bukura, të gjitha të pikturuara me dorë, si dhe dritare xhami me ngjyra të ndryshme.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending