Arkitekturë
Arkitektura për promovimin e paqes ndërmjet Koresë së Veriut dhe të Jugut
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/k1-1.jpg)
I diplomuari Soyoun Kim nga Akademia e Projektimit në Eindhoven, dëshiron të inkurajojë më shumë ndërveprime midis qytetarëve të Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, duke krijuar një varg strukturave arkitekturore përgjatë kufirit.
Kim parashikon një seri prej 25 ndërtesash të ndryshme dhe monumenteve që do ngrihen midis vendeve rivale. Secila do të formonte një “zonë neutrale”, ku qytetarët nga të dy anët e kufirit mund të takoheshin dhe të komunikonin.
Ai gjithashtu ka krijuar një agjenci udhëtimi “imagjinare” për të inkurajuar vizitat.
“Këto do të ndihmonin në ripërcaktimin e marrëdhënieve midis Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut si një bashkëjetesë harmonike, ndoshta edhe duke hapur rrugën për unitet”, shpjegoi dizajneri.
Kim doli me idenë pas hulumtimit të “Panmunjom”, një fshat i mëparshëm në kufirin midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut. Ai ishte vendi ku, në vitin 1953, të dy vendet nënshkruan një armëpushim, me qëllim të dhënies fund të Luftës Koreane.
Tani ka mbetur vetëm një nga ndërtesat e fshatit dhe aktualisht funksionon si një muze i paqes. Sipas Kim, është vendi i vetëm përgjatë gjithë kufirit ku qytetarët e të dy kombeve mund të takohen me njëri-tjetrin. Zona e quajtur Blue Neutralized përfshin një sërë destinacionesh të pazakonta, nga një kafene sferike dhe restaurranti në shesh lojërash për fëmijë.
Shtesa të tjera përfshijnë një tempull fetar, një park zbavitës, një sallon flokësh dhe një shesh të mbushur me art.
Kim prezantoi projektin në eventin e të diplomuarve të Akademisë së Dizajnit të Eindhoven, organizuar gjatë Javës Holandeze të Dizajnit.
“Unë jam një person optimist dhe ky është një skenar optimist për të ardhmen,” i tha. “Por 10 vjet më parë kishim disa qarqe të përbashkëta dhe shpresoj se mund ta kemi këtë përsëri.”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)