Featured
Arkitektura moderne aziatike e banimit
Vila SAPI, e ideuar dhe projektuar nga arkitekti kanadez Lombardi David, është e ndëtuar në mesin e palmave dhe drunjve të kokosit – në një hapësirë prej 3 hektarësh, ndërsa ka qasje direkte në plazhin privat në ishullin Lombok të Indonezisë.
Arkitekti David ka një portofolio mbresëlënëse të ndërtimit të shtëpive private në Amerikë, Evropë dhe Azi, përderisa veprat e tij të fundit në Bali dhe Tajlandë i kanë dhënë kuptim të fortë idesë se si duhet të jetë arkitektura moderne aziatike e banimit, sidomos në mjediset tropikale.
Filozofia Bauhaus-it (funksioni mbi formën) janë të dukshme në qasjen e tij të projektimit, duke i lënë klientët gjithmonë të befasuar me zgjidhjet e tij ideore.
Vila SAPI është e përbërë nga dy ndërtesa moderne, të rrethuara nga pellgjet me peshq dhe kopshtet dekorative që të përcjellin rrugës për në plazh .Megjithatë, janë përfshirë edhe disa elemente tradicionale të vendosura në ambiente të ndryshme.
Përdorimi i drurit Ulin për çati, gurit lavë, gurit të rërës si dhe drurit të kokosit dhe bambusë, reflektojnë vizionin unik të Lombardit dhe angazhimin e tij për përdorimin e materialeve lokale.