Arkitekturë
Arkitektura mahnitëse përmes lodrave LEGO
Para se të konsideronit të bëheshit arkitekt, me gjasë ju keni ndërtuar qytete, strehime dhe zotëruat artin e përdorimit të çdo tulle të fundit, pa marrë parasysh madhësinë, përmes lodrave LEGO.
Ju mund të mendoni se e keni tejkaluar kohën kur keni luajtur me to, por gjithsesi ne kemi librin e përsosur për ta kthyer koleksionin tuaj LEGO® të fëmijërisë në një argëtim të ligjshëm (dhe seriozisht argëtues) për të rritur. Libri i titulluar “Arkitekti LEGO” nga Tom Alphin sjell më të mirën e lojës të dizajnuar përmes një historie vizive të historisë së ndërtimit, të mbushur nga modelet e bëra tërësisht nga LEGO-të. Me anë të këtij libri ju mund të ndërtonin ndërtesat e juaja të preferuara si përshembull atë të qendrës tregtare Frank Lloyd Wright, duke përdrur edhe copëzat më të thjeshta të lodrave LEGO.
Ndarë në kategori gjithçka sipas periudhës arkitektonike, Alphin shpjegon se si të ndërtojmë gjithçka nga kullat deri tek bibliotekat me LEGO. Me ndihmën e një ekipi artistësh ndërtimi LEGO, Alphin mblodhi disa nga ndërtesat më mbresëlënëse (dhe realiste), duke prodhuar një përmbledhje të bukur të arkitekturës miniaturë e shprehur duke përdorur tulla të bardha.
Ashtu si arsimore edhe argëtuese, libri arkitektonik LEGO është plot me pjesë të vogla të historisë arkitekturore, duke filluar me përdorimin e parë të shtyllave në Egjiptin e lashtë, kur ato nuk ishin të vogla dhe plastike. Libri përfshin një periudhë kohore nga neoklasikët, modernizmi, postmodernizmi e deri në ditët e sotme. Ky udhëzues mbulon të gjitha nevojat, duke filluar nga krijimi i ideve, për të ndërtuar në shkallën korrekte, një ekzaminim i hollësishëm të çdo lloji të komponenteve ndërtuese LEGO.