Arkitekturë
Arkitektura, historiku dhe funksionimi i Gjimnazit “Sami Frashëri” [foto]
Shkolla “Sami Frashëri” është ndër shkollat më të vjetra të mesme në Prishtinë por dhe në gjithë Kosovën i ndërtuar kështu në vendin ku në vitin 1913 gjendej shkolla e mesme turke. Ai është gjimnazi i parë në të cilin nxënësit i kanë ndjekur mësimet në gjuhën shqipe.
Gjimnazi “Sami Frashëri” gjendet në zonën historike të qytetit të Prishtinës, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” dhe është ndërtuar në vitin 1950, që asokohe konsiderohej si një qendër moderne.
Përpjekjet për hapjen e një shkolle të mesme në Prishtinë janë të hershme. Ato datojnë që nga gjysma e dytë e shek. XIX, pra nga faza e dytë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, ose nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Rilindësit bënë çdo përpjekje që në shkollat ekzistuese të asaj kohe të mësohej edhe shqipja derisa të krijoheshin kushtet për shkolla në gjuhën shqipe.
Kjo ndërtesë që nga koha kur është ndërtuar 1989- 1990 mban emrin e rilindësit tonë Sami Frashërit.
Sa i përket strukturës dhe mënyrës së ndërtimit shkolla është e projektuar në atë mënyrë që ngritet në tri etazhe dhe pjesa qendrore e ndërtesës theksohet me motivin kryesor të quajtur “risalit”, e që zakonisht e vërejmë te ndërtesat e periudhës së Barokut.
Në pjesën frontale të “risalitit” në përdhese është hyrja kryesore e ndërtesës e që mbështetet në shtylla masive.
Karakterizohet me struktura kubike, të vendosura në mënyrë simetrike dhe në harmoni, me ritëm të njëtrajtshëm të hapjeve, që i japin baraspeshë tërë këtij kompozicioni.
Ndërtesa e gjimnazit gjatë kohës ka pasur ndërhyrje të vogla në fasadat anësore nga bodrumi është bërë një hapje e portës, është bërë ndërrimi i dritareve të vjetra me ato të reja si edhe është bërë ngjyrosja e të gjitha fasadave të ndërtesës.
Tani si pasojë e një numri të madh nxënësish Komuna është detyruar që këtij Gjimnazi t’i lëshoj objektin e ish-shkollës teknike “28 Nëntori” e që gjimnazi i ri në kuadër të shkollës “Sami Frashëri” mban emrin e autorit i shumë teksteve mësimore të gjeografisë e të historisë së parë të Shqipërisë Ahmet Gashit. Tashmë këto dy objekte funksionojnë ndaras dhe krejtësisht të vete.
/Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login