Connect with us

Aktuale

Arkitektura e shkollave të ndërtuara paslufte “dështim i madh” në Kosovë

Published

on

Në gjysmën e parë të shekullit XIX shkollat në Evropë, por edhe në shumë kontinente tjera fokusoheshin kryesisht në edukimin dhe në zhvillimin e intelektualitet të njerëzve, duke lënë pak hapësirë për arkitekturën e konstruksionin e objekteve në përgjithësi.

Shkruan: Arta Desku

Fundi i shekullit XIX-të ishte koha kur u fillua t’i kushtohej rëndësi kushteve higjienike, ndriçimit të objekteve shkollore dhe dizajnit të tyre në përgjithësi.

Në ditët e sotme veçanërisht vendet në tranzicion po tentojnë të gjejnë rrugë sa më inovative e bashkëkohore për të siguruar një ambient të përshtatshëm që do të përdoret si shkollë.

Derisa në shumë vendeve të Evropës arkitektura po mendohet si mjet i edukimit, arkitektura e shkollave në Kosovë po konsiderohet dështim i madh.

Arkitekti Arbër Sadiki për Ndërtimi.info ka thënë se në një vend ku nuk i kushtohet vëmendje arkitekturës në përgjithësi nuk ka se si t’i kushtohet rëndësi as objekteve shkollore.

“Në një vend ku arkitekturës përgjithësisht nuk i kushtohet vëmendje, s’ka se si të kushtohet as shkollave. Jo vetëm shkollat, por përgjithësisht objektet publike të ndërtuara pas luftës, janë një dështim i madh. Këtu kemi fare-fare pak përjashtime. Shumica e shkollave të ndërtuara pas luftës, jo vetëm që ndjekin modelet e tejkaluara tradicionale të projektimit të shkollave, por janë edhe më të këqija se ato. Shumë shpesh, më shumë komoditet, (cilësi të ajrit, dritës, ventilimit, fleksibilitet funksional) ofrojnë shkollat e viteve ’80-ta të shekullit që iku, sepse shkollat e ndërtuara viteve të fundit”, tregon ai.

Metoda tradicionale sipas tij është krejtësisht jofunksionale dhe primitive që i përket të kaluarës.

“Organizimi i brendshëm (funksional) i shkollave zhvillohet dhe modifikohet krahas zhvillimit dhe modifikimit të metodave pedagogjike. Mësimi frontal, i përshtatshëm për “edukim e masave të proletariatit” së pas Luftës së Dytë Botërore, që si njësi bazike funksionale ka klasën ku nxënësit ulen ballë për ballë me mësuesin prapa të cilit gjindet një dërrasë e zezë dhe në mure radhiten disa shkopinj druri për t’i penalizuar fizikisht të “padëgjueshmit”, ka dekada që është treguar jofunksional për zhvillimin e mësimit me metodat pedagogjike bashkohore”, ka deklaruar Sadiki.

Edhe revista prestigjioze Arch Paper, në një artikull dedikuar arkitekturës në shkolla tregon se metoda tradicionale e ndërtimit dhe funksionimit të objekteve shkollore është shumë e padobishme.

Sipas artikullit, nëse kjo metodë ka rezultuar përgjatë viteve joefektive duhet sa më shpejtë të lihet pas.

Zakonisht, kur imagjinohet një shkollë ose një klasë, menjëherë mendojmë për modelin tradicional, me rreshta e tavolina, një tabelë dhe mësuesin në frontin e klasës duke dhënë leksione. Megjithatë, a keni pyetur veten se pse shumica e shkollave në mbarë botën e kanë këtë konfigurim? Modeli “aktual” nuk është aspak i ri; është të paktën 300 vjeç. Pse vazhdojmë të hartojmë hapësira siç bënim në shekullin e 19-të?…Koha ka kaluar, por modeli ka mbetur i njëjtë. E ky model mund të mos jetë alternativa më e mirë.

Arkitekti Arbër Sadiki vlereson se ambienti se ku edukohen fëmijët është jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për dispononim dhe shëndetin e tyre, por edhe për kualitetin e mësimnxënjes.

“Shumë studime kanë treguar se shkollat të cilat ofrojnë cilësi më të mirë të kualitetit të ajrit, dritës, funksionalitetit, fleksibilitetit, rekreativitetit, gjelbërimit, nxënësit e këtyre shkollave kanë treguar rezultate shumë më të mira në mësimnxënje”, ka thënë ai.

Shkollat me arkitekturë më të mirë në Kosovë, sipas tij janë shkolla “Model” në Prishtinë  (projektuar nga Urban Plus) dhe “Ibrahim Fehmiu” (projektuar nga ark. Kujtim Asllani) në Prizren.

Shkolla “Model”, Prishtinë

Shkolla “Model”, Prishtinë

Shkolla “Ibrahim Fehmiu”, Prizren

Shkolla “Ibrahim Fehmiu” Prizren

Se objektet shkollore në Kosovë  kryesisht kanë arkitekturë të dështuar nuk pajtohet Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Madje Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim dhe Standarde të Hapësirave Shkollore, nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë(MASHT) Isuf Gashi, për Ndërtimi.info ka thënë se MASHT ka hartuar udhëzues për Normat dhe Standardet e Ndërtesave Shkollore në mënyrë që të ketë funksionalitet sa më të duhur arkitekturorë.

“Në vazhdën e përkushtimit të MASHT-it për një arkitekturë dhe funksionalitet të objekteve shkollore,  MASHT ka hartuar udhëzues për Normat dhe Standardet e Ndërtesave Shkollore ku është trajtuar një funksionalitet sa më i duhur me arkitekturë të arrirë por asnjë here nuk ka limite për krijime sa më të mira arkitektonike për këtë arsye MASHT edhe shpallë konkurse për projektim të shkollave sipas vendit në vazhdimësi ku ka nevojë”, është shprehur ai.

Sipas Gashit projektet model të shkollave gjenden në Prishtinë, Mitrovicë e Pejë dhe aktualisht po punohet edhe në shumë komuna tjera.

“Në të gjitha qytetet ka shkolla me arkitekturë moderne të ndërtuara nga MASHT dhe donatorët e ndryshëm si ata nga Bashkimi Evropian dhe të aprovuara nga MASHT të cilat janë sipas Normave dhe Standardeve  , por projekti model i shkollës  sipas normave dhe standardeve të ndërtesave arsimore është ndërtuar në Prishtinë, Mitrovicë, është duke u ndërtuar në Pejë. Ndërsa ka në disa komuna ku ndërtohet projekti i kontraktuar nga MASHT sipas normave dhe standardeve ose projekte nga donatorët të ndërtuara nga donatorët Evropian si Qendra të Ekselencës në Skenderaj, Malishevë, Ferizaj, Prizren etj janë me standarde Evropiane dhe arkitekturën e tanishme në Evropë” ka deklaruar Gashi .

Ai ka treguar se brenda 5 viteve të fundit janë ndërtuar 39 shkolla nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, por edhe nga donatorët e huaj e buxheti vetanak i komunave.

“Në 5 vitet e fundit nga MASHT janë ndërtuar 39 objekte shkollore në arsimin para universitar por kemi edhe ndërtime nga donatorët – Bashkimi Evropian dhe shtete të veçanta në arsimin profesional. Pastaj kemi edhe ndërtime të kryera nga komunat me buxhetin vetanak. Arkitektura me një funksionalitet sa më të arrirë sipas normave dhe standardeve të ndërtesave shkollore të hartuara nga MASHT  bëhet me qëllim që në mënyrë sa më funksionale të arrihet fillimisht zbatimi i kurrikulës në tërësi e pastaj edhe për hapësira sa më të shëndetshme dhe komode për mbajtjen e procesit arsimor dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve”, ka theksuar Isuf Gashi.

Me shfaqjen e metodave alternative të mësimdhënies diskursi është zgjeruar. Baza e përbashkët është një dizajn që nuk e konsideron vetëm ergonominë e fëmijëve, por i vendos ata si bashkautorë, duke lejuar rikonfigurimin hapësinor, planet e hapura e me dizajne shumë praktike.

Projektet nuk janë vetëm mjete edukative, ato gjithashtu mund të ofrojnë zgjidhje të mundshme në zhvillimin shoqëror.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending