Aktuale
Arkitektura e Rozana Montiel shpalos një histori pas çdo projekti

Për shumë persona termi arkitekturë sjellë në mendje imazhet e ndërtesave të bukura, abstrakte dhe të skemave të përpunuara, por për arkitekten e njohur meksikane Rozana Montiel, arkitektura nuk është vetëm një zanat teknik.
Ajo beson fuqishëm se “një projekt shpalosë një tregim”, e nëpërmjet një artikulli të paraqitur në “The Cavalier Daily”, Montiel tregon më shumë rreth praktikës së saj.
Firma e saj e arkitekturës, “Rozana Montiel Estudio De Arquitectura”, gjendet në Meksikë dhe përbëhet pothuajse tërësisht nga gra profesioniste. Montiel është e sigurt se ka gjetur suksesin pavarësisht nga preferencat historike për profesionistët meshkuj. “Tani është një moment shumë i mirë për gratë e Amerikës Latine. Fitimi i garave për projektim, i praktikës time, është demonstrim i talentit të ekipit tim dhe u jep besim klientëve e institucioneve se gratë mund ta bëjnë këtë punë”, u shpreh Montiel, transmeton Ndërtimi.info.
Montiel kujton fillimet e krijimtarisë së saj, ku për çdo projekt të saj kishte gjetur edhe mbështetjen e prindërve që ishin koleksionues të artit, e që i dhanë mundësinë asaj të dizajnojë që prej kohës kur ishte fëmijë.
“Nuk ishte diçka që ishte shumë e zakonshme, që të ndërtosh dhomën e gjumit dhe t’i vendosësh të gjitha gjërat atje në mënyrë që të gjithë të dëshirojnë të shkojnë në dhomën time dhe të argëtohen, tha ajo duke qeshur. Dhoma e saj e gjumit u bë tregim i historisë personale të saj.
Afërsia e Montiel me historinë që dëshironte ta tregonte u bë në diçka thelbësore për punën e saj.
“Po të mos kisha qenë arkitekte, do ta kisha studiuar literaturën”, u shpreh arkitektja.
Një ushtrim i hershëm universitar në Universitetin “Iberoamericana” çimentoi interesin e saj për arkitekturë. Ajo krijoi një skulpturë unike të frymëzuar nga piktori i famshëm meksikan Rufino Tamayo.
“Mund të përdorësh imagjinatën dhe kreativitetin për t’i bërë projektet imagjinare, e për të treguar histori të ndryshme”, potencoi ajo.
Në një kthesë tek çëshjet politike, u diskutua edhe për konceptin e mureve, duke ndarë hapësirat dhe impaktin e veprimeve të tilla. Montiell në kursin “Fly on the Wall”, eksploron edhe muret e propozuara nga Presidenti Donald Trump.
E në mesin e sfidave kryesore me të cilat ballafaqohen gratë meksikane sot, sipas saj është se ato ende janë përgjegjëse për rolet shtëpiake, të cilat i lënë pas nga avancimi i tyre në karriere.
“Gratë janë përgjegjëse për gjithçka, ato drejtojnë gjithçka, duhet të kujdesen për fëmijët, të moshuarit dhe familjen në përgjithësi” u shpreh arkitektja.
Ndryshimi i rolit të grave në fushën e arkitekturës, njësoi si në fusha të tjera po konsiderohet një gjë tejet pozitive./Ndërtimi.info/
