Arkitekturë
Arkitektura e fotografuar nga brenda dritareve, një fotosesion i mahnitshëm
Fotosesioni më i fundit i fotografit francez Laurent Kronental, “Les Yeux des Tours” e Parisit, janë të përshtatur nga dritaret e çuditshme të Tours Aillaud dhe nga dallimet delikate e hapësirave rreth tyre.
Kronental i konsideron kullat si disa prej më spektakolareve të ndërtuara në “bumin” ekonomik të pasluftës në Francë. Për të, fotografimi i këtyre ndërtesave ishte një formë e nostalgjisë, një mënyrë për të kënaqur një ndjenjë të thellë të çuditshme të fëmijërisë dhe kuriozitetit që nxiste në të si një djalë i ri që i perceptonte ato nga qendra afariste dhe tregtare “La Défense”, duke vënë në dyshim jetën e njerëzit që jetojnë atje.
Tours përbëhet nga më shumë se 1600 apartamente, në 18 kulla, nga 7-38 kate, Tours Aillaud janë një pasuri banesore sociale në Nanterre, Paris, të ndërtuara nga viti 1973 në 1981. Projektuar nga Emile Aillaud, ata ishin një përgjigje të mungesës së strehimit gjatë luftës. Me qëllim që të ngjallte modernitetin dhe inovacionin, Aillaud donte të shmangte “monumentalitetin” duke iu rezistuar vijave të drejta dhe të rregullta, dhe kështu e projektonte kompleksin si një sërë cilindrash të lidhur, të endura së bashku nga një labirint i kalimeve, rrugicave dhe terreneve.
Kronental, i cili kaloi katër vjet duke fotografuar pjesën e jashtme të ndërtesave Grands në Île-de-France, më pas u njoh me dritaret interesante të ndërtesave të cilat u bënë motivimi i tij për të kaluar dy vjet të tjera duke fotografuar nga brenda.







