Aktuale
Arkitekti italian Adolfo Natalini vdes në moshën 78 vjeçare
Arkitekti dhe bashkëthemeluesi i kolektivit të projektimit radikal “Superstudio”, Adolfo Natalini, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.
Natalini, i cili së bashku me të ndjerin Cristiano Toraldo di Francia themeluan “Superstudio” në vitin 1966, është kujtuar si një frymëzim për vizionin e tij radikal.
“Superstudio” hodhi poshtë arkitekturën moderniste të pasluftës dhe u përqendrua në konsumatorizëm, duke prodhuar ilustrime të një anti-arkitekture që i shërbente nevojave të njerëzve mbi kapitalizmin.
Kjo studio punoi për 12 vjet. Në vitin 1970 ata projektuan një koleksion minimalist mobiljesh të mbuluara me plastikë të bardhë, për tu dukur si pllaka. E quajtur “Quaderna”, kjo gamë prodhohet edhe sot nga Zanotta.
Pas shpërndarjes së “Superstudio”, Natalini u bë arkitekt praktikues, por edhe pas kësaj modelet e tij postmoderne për projekte qytetare si: “Adificio Per Office ad Alzate Brianza”, në Como dhe “Teatro della Compagnia” të Firences, përmabjnë elementë që kujtojnë punën e tij me Superstudio.
Në lidhje me idenë e tij për arkitetkturën Natalini në vitin 1971 shkroi:
“Nëse dizajni është thjesht një nxitje për ta konsumuar, atëherë duhet të refuzojmë projektimin; nëse arkitektura është thjesht kodifikimi i modelit borgjez të pronësisë dhe shoqërisë, atëherë duhet të refuzojmë arkitekturën; nëse arkitektura dhe planifikimi i qytetit është thjesht zyrtarizimi i ndarjeve aktuale të padrejta shoqërore , atëherë ne duhet të refuzojmë planifikimin e qyteteve. Derisa të gjitha aktivitetet e projektimit synojnë plotësimin e nevojave parësore. Deri atëherë, dizajni duhet të zhduket. Ne mund të jetojmë pa arkitekturë”.